A ka test për të përcaktuar virgjërinë?

Life style

A ka test për të përcaktuar virgjërinë?

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 22:11

Pyetje:
Jam një vajzë 20 vjeç. Si mund ta di a jam e virgjër apo jo?

Përgjigje:
Ti je e vemja që e di me siguri je apo nuk je e virgjër.
Po qe se nuk? ke bërë seks vaginal penetrant ti je teknikisht e virgjër.
Po qe se me një djalë ke bërë seks anal, seks oral, përkëdhelje e? fërkime deri në orgasmë, ti mund të jesh teknikisht virgjëreshë, por psiko-emocionalisht nuk je e virgjër. Je apo nuk je e virgjër, kryesisht varet si e ndjen veten ti.
Test për të përcaktuar nëse je e virgjër, që mund ta blesh në farmaci, nuk ka. Këtë mund ta dallojë një obstetër-gjinekolog që do të të vizitojë. Por më mirë se ti, askush tjetër nuk mund ta dijë.
Paç shëndet e fat.
Doktori

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat