Horoskopi, 16 dhjetor 2016

Life style

Horoskopi, 16 dhjetor 2016

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 07:15
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Ditë jo e qetë për çiftet. Si zakonisht po flisni më tepër seç duhet vetëm për të bindur veten se keni të drejtë. Do ta keni shumë të vështirë të mposhtni një rivalin tuaj në dashuri.

Demi 21/4 - 21/5

Nëse nuk do të tërhiqeni në momentin e duhur rrezikoni të shkatërroni një ditë që paraqitet e përkryer në marrëdhënien tuaj. Sensi praktik do t’ju ndihmojë të rregulloni punët tuaja.

Binjakët 22/5 - 21/6

Pa agresivitet dhe polemika do të dini t’ju imponoheni dhe atyre që pretendojnë se janë më ekspertë se ju. Sot partneri ka më shumë nevojë se kurrë ta dëgjoni.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Mos rrezikoni një marrëdhënie të qëndrueshme vetëm për një aventurë kalimtare. Do të pendoheni shumë por nuk do të ketë më kthim prapa.

Luani 23/7 - 21/8

Mos e lini të kalojë këtë moment fantastik për ju sidomos për ata që janë në një marrëdhënie. Do qëndroni mjaft besnike ndaj partnerit dhe as që do iu interesojnë fjalët e bukura që të tjerët do thonë për ju.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Ju mjafton pak më tepër besim në vetvete për të krijuar momente të bukura dhe relaksi pranë partnerit. Në familje do të dalin disa shqetësime gjatë pasdites që nuk do të zgjasin shumë.

Peshorja 24/9 - 23/10

Interesat kulturore ju çojnë në zbulim të shumë kurioziteteve interesante. Partneri ka nevojë të qeshë kështu që mos qëndroni serioz po mundohuni ta argëtoni.

Akrepi 24/10 - 22/11

Dita e sotme do jetë harmonike dhe e ekuilibruar për ata që janë në një lidhje. Çdo moment do jetë i begatë dhe emocionues. Beqarët do i dedikohen punës dhe as që do mendojnë për jetën sentimentale.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Të punosh në grup jo gjithmonë është e thjeshtë, por mesa duket sot keni vendosur që të ndani punët dhe të zgjidhni gjithç- ka duke arritur një përfundim të suksesshëm.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Po kërkoni pretekste të kota për ta çuar diskutimin aty ku ju intereson më shumë. Megjithatë komunikimi i duhur që do përdorni do sjellë rezultat dhe asgjë shqetësuese për çiftet.

Ujori 21/1 - 19/2

Ditë e qetë dhe pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme për të gjithë të dashuruarit. bëni thjesht atë që do mendoni për momentin dhe mos i dëgjoni personat e tretë.

Peshqit 20/2 - 20/3

Do kërkoni gjëra të pamundura sot ju të dashuruarit dhe do mërziteni dhe zhgënjeheni kur partneri të mos ua plotësojë dëshirat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat