3 shenjat se jeni të dashuruar me vet dashurinë, e jo me partnerin

Life style

3 shenjat se jeni të dashuruar me vet dashurinë, e jo me partnerin

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 08:40
Ilustrim

Bota e dashurisë mund të jetë e frikshme dhe e vrazhdë. Buzëqeshjet shumë lehtë mund të konsiderohen si flirt dhe seksi të ngatërrohet me tërheqjen. Disa persona dinë ta bëjnë dallimin mes dashurisë dhe pasionit, por ato të cilët dashurohen në dashurinë shumë vështirë i zbulojnë kuptimin e vërtetë të emocioneve të tyre. Epo, nëse dëshironi ta kuptoni se dashuroheni shumë shpejt shihni këto 3 shenjat në vazhdim…

1.Menjëherë i përdorni termet i dashur dhe e dashur

Secila lidhje përbëhet nga faza të cilat çojnë më tutje. Fillimisht njohtoheni, dilni në takime, filloni lidhje serioze e pastaj e bëni lidhjen tuaj publike. Këto gjëra ndodhin në kohën e tyre ashtu që çdo gjë ta gjejë vendin e vet. Dëshira për të qenë në lidhje shumë shpesh mund të ndikojë në përshpejtimin e këtij procesi dhe të rezultojë në lidhje nga e cila jeni e varur. Kjo dëshirë mund të balancohet nëse keni standarde dhe nëse me të vërtetë u përmbaheni atyre. Nuk është në rregull të jeni me një person vetëm sepse firkësoheni nga vetmia. Nganjëherë është plotësisht në rregull të thuhet “Ky person nuk është për mua” dhe t’i vini fund.

2. Ndarjet ndikojnë tek ju shumë më keq se sa që duhet

Paramendojeni skenën: E keni njohur një person, ndjeni se Kupidi ju godet me shigjeta, çdokund rreth jush fluturojnë zemra të vogla dhe në kokën tuaj është duke luajtur një melodi romantike. Takimi përfundon, shkoni në shtëpi dhe menjëherë e ndërroni statusin në Facebook nga “single” në “in relationship” dhe e mendoni takimin tuaj të rradhës. Por, atëherë ndodh e papritura. Ai nuk ju lajmërohet për tu takuar përsëri, ndërsa ju nuk keni guximin t’i shkruani për tu takuar. Përgjigja është: “Nuk jam i interesuar”. Zemra juaj është e thyer, lëshoni muzikë të dhimbshme dhe filloni të qani.

Por, jo çdo ndarje mund të konsiderohet si tamam ndarje. Nëse skeni qenë në lidhje publike, si mund të ndaheni? Qëllimi i takimeve është të njiheni dhe ta testoni përshtatshmërinë tuaj dhe kjo nuk rezulton gjithmonë në kombinim të mirë që çon në takimin e rradhës. Duhet ta pyesni veten se a dëshironi me të vërtetë që ta takoni kërë person përsëri ose thjesht dëshironi takim të dytë. Dashuria nuk duhet të jetë asgjë më pak se ajo që e mendoni dhe e dini që e meritoni, prandaj për këtë arsye edhe nuk duhet të lëshoheni aq lehtë në të.

3.Shoqet tuaja nuk ju marrin serizisht kur thoni se përsëri jeni dashuruar

Shoqet tuaja janë mësuar që çdo javë t’ju dëgjojni se si ajo dashuria e re e juaja ka hyrë në jetën tuaj dhe prandaj kanë ndaluar së pari këtë si një gjë interesante. Ato gjithmonë ju dëgjojnë dhe gëzohen për ju, por brenda në vete e dinë se javën tjetër do ta bëni bisedën e njejtë që nga fillimi. Kjo është një ndër shenjat më të mëdha se duhet të mendoni për atë se si e definoni dashurinë. Është me rëndësi të jeni e hapur ndaj saj, por mos i lejoni t’ju verbojë. Mënyra më e mirë për ta zbuluar si ndjeheni metë vërtetë për ndonjë person është të mos shpejtoni. Lejoni pak kohë për të zbuluar diçka më shumë rreth tyre në vend që ta bindni veten të dashuroheni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat