A humbet virgjëria duke u masturbuar, ja përgjigjja e doktorit

Life style

A humbet virgjëria duke u masturbuar, ja përgjigjja e doktorit

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 22:57
ilustrim

Pyetje:
Jam një vajzë 23 vjeç. Nuk kam kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale, por jam e dashurar me një djalë i cili ndodhet jashtë shtetit .
Marrëdhënie skemi kryer ende, por masturbohemi disa herë në javë nepërmjet telefonit dhe msn.
Unë kam arrit deri aty sa kam përdorur edhe gishtat te vagina.
Jam e interesuar të di nëse me këtë veprim që kam bërë ka mundësi të jem çvirgjëruar? Ju lutem doktor më ktheni përgjigje sa më parë.
Me shumë reskept.

Përgjigje:
Kështu si ti, bëjnë edhe shumë shoqe të tua, që masturbojnë kur nuk i kanë dashnorët afër ose edhe kur i kanë. Masturbimi është një aktivitet i shëndetshëm dhe i rekomandueshëm. Masturbimi bëhet duke futur? gishtat ose objekte të tjera në vaginë, ose vetëm duke përkëdhelur klitorin. Nuk ka rëndësi çfarë bën, rëndësi ka që me masturbimin të arrihet orgasma dhe të zbatohen rregullat e higjenës kur masturbon. Seksi në telefon është shumë i përhapur dhe shumë çifte që jetojnë larg këtë e përdorin.? E keqja e tij është se harxhon shumë para, kur ekzagjerohet.
Në qoftë se ke futur gishtat në vaginë, ka shumë mundësi që ta kesh shkatërruar himenin. Por po qe se himeni yt është shumë elastik edhe mund të mos jetë dëmtuar. Duhet të dish se himeni nuk shkatërohet vetëm nga marrëdhënia seksuale. Ai shkatërohet kur vendos një tampon për menstruacionet, kur bën sparkatën, kur hypën në kalë ose në pemë, pra ka shume arsye pse hymeni shkatërohet. Në qoftë se himeni është shkatëruar nga gishtat, unë them se ti je psikoemocionalisht një vajzë e virgjër. Kjo ka rëndësi ta ndjesh veten të virgjër. Virgjëria teknike nuk ka shumë rëndësi, kur siç të thashë, himeni shkatërohet për arsye të ndryshme dhe nga ana tjetër kur gra që kanë bërë jetë seksuale të rregullt, mund ta kenë himenin të paprekur, nga që ai është shumë elastik.
Konkretisht, e ke shkatëruar ose jo himenin tënd me gishta? Këtë do ta thotë doktori që do të të vizitojë. Unë të them mos u shqetëso.
Të uroj shëndet e fat.
Doktori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat