Si mund ta kuptojnë djemtë nëse një vajzë është ose jo e virgjër

Life style

Si mund ta kuptojnë djemtë nëse një vajzë është ose jo e virgjër

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 15:18
ilustrim

Pyetje:
Si mund ta kuptojmë që himeni është prishur?

Përgjigje:
Ka dy mënyra për të kuptuar në se himeni është prishur, ose jo.
E para dhe më e sigurta, është ajo që të thotë vajza. Ajo e di me siguri është, ose jo e virgjër.
E dyta, vizita tek një mjek gjinekolog, gjë që nuk duhet të bëhet.
Dy të rinj që duan të jetojnë së bashku për gjithë jetën ose për shumë vite nuk duhet ta fillojnë jetën me një gënjeshtër të madhe.
Ju duhet të jeni të sinqertë dhe të besoni njëri-tjetrin.
Mënyrë tjetër nuk ka. Dalja e gjakut gjatë aktit të parë seksual, që ka qenë në shekuj, si shenjë e virgjerisë së vajzës, nuk ndodh në të gjitha vajzat. Shpesh, vajzat jo virgjëresha, përdorin gjithfarëe lloj mënyrash, për të treguar se u gjakosën gjatë aktit seksual të natës së parë. Këtë synojnë edhe shumëoperacione që bëjnë doktorët, për t’u rikthyer vajzave “virgjërinë” e rreme.
Si thua është më mirë të gënjehesh në këtë mënyrë, apo të pranosh vajzën që e do ashtu siç është?
Unë them se është më mirë mirëbesimi reciprok dhe sinqeriteti
Ka vajza të virgjëra që nuk gjakosen në aktin e parë seksual, për shumë arsye që i kam shpjeguar shumë herë dhe ti do t’i gjesh në blog, po qe se i kërkon.
Mënyrë tjetër, që një djalë i zakonshëm të dallojë në se është, ose jo vajza e virgjër, është e pamundur. Këtë nuk do ta bësh dot edhe sikur të kontrollosh vulvën e vajzës me një lupë zmadhuese.
Të uroj fat e shëndet.
Doktori

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat