Ja pse disa femra pëlqejnë meshkujt më pak tërheqës

Life style

Ja pse disa femra pëlqejnë meshkujt më pak tërheqës

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:39
Ilustrim

Keni parë femra të bukura që shkojnë me meshkuj jo fort tërheqës, sigurisht. A është për shkak se ata janë të pasur? Apo kanë disa veçanti të cilave femrat nuk mund t’u rezistojnë?

Përgjigja është e thjeshtë, ata janë meshkuj mesatar, të zakonshëm. Ndryshe nga femrat, meshkujt dëshirojnë që e dashura e tyre të jetë thjeshtë e bukur. Megjithatë, për femrat, një mashkull duhet ta ketë trupin dhe personalitetin, ose përndryshe ai nuk është tërheqës.

Të thuash se pamja nuk ka rëndësi do të ishte gënjeshtër. Femrat tërhiqen nga meshkujt e bukur, sigurisht, tek e fundit ato nuk janë të verbra.

Megjithatë, pamja nuk është gjithçka. Dhe kur një femër e vëren kualitetin e një mashkulli, ajo e pëlqen atë pavarësisht pamjes. Për shembull nëse ai është i mirë me fëmijët, pamja e tij për një femër është dytësore.

Këto janë disa femra pëlqejnë meshkujt më pak tërheqës:

1. Ata brengosen më pak për pamjen

Një nga gjërat më të mira të jesh në lidhje me dikë më pak tërheqës se ti është se mund të bisedosh me të. Meshkujt që duken mirë zakonisht i shikojnë femrat e tjera, e shikojnë veten në pasqyrë gjatë gjithë kohës dhe mburren me kualitetet fizike.

Femrat dëshirojnë që mashkulli i tyre të ketë një zemër të mirë, për të folur për gjëra të rëndësishme në jetë. Në përgjithësi, femrat dëshirojnë vëmendjen e plotë të meshkujve kur ato flasin.

2. Një mashkull më pak tërheqës, kujdeset më shumë për të dashurën e tij të bukur

Nëse një mashkull jo shumë tërheqës është në lidhje me një femër të bukur, ai e di se sa me fat është që ka një të dashur të bukur. Ai bën gjithçka që ta mbajë atë, duke i dhënë komplimente vazhdimisht, dhurata dhe duke e dërguar në takime romantike.

3. Meshkujt më pak tërheqës shikojnë më pak përreth

Meshkujt më pak tërheqës e dinë se sa me fat janë që kanë një të dashur të bukur. Ata nuk janë mësuar të kenë një të dashur të tillë. Kështu, ata fokusojnë gjithë vëmendjen në të. Meshkujt më tërheqës e dinë se mund ta kenë çdo femër që duan. Kështu, edhe kur kanë një të dashur ata do të vazhdojnë të shikojnë të tjera, sidomos kur kalon ndonjë femër seksi pranë.

4. Meshkujt më pak tërheqës dinë si ta trajtojnë një femër

Nuk është befasi; femrat që janë në lidhje me meshkuj të tillë ndjehen sikur janë të vetmet në botë për ta. Një mashkull i pashëm nuk e merr në konsideratë se sa e veçantë është e dashura e tij, pasi që mund të ketë çdo femër që dëshiron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat