‘Në dy vetë që dashurohen, vetëm njëri do vërtetë’ ky është një tekst kënge, por ndodh që kjo është e vërtetë. Një djalë i cili kishte disa kohë që ishte ndarë nga e dashura, mori një ftesë nga ish-i, por ajo çfarë kishte në plan vajza nuk koinçidonte me planet e djalit.
Letra e djalit
“E dashur psikologe, jam një djalë 20 vjeç dhe prej 6 muajsh jam ndarë nga e dashura ime, e cila ishte një vit më e vogël se unë. Unë e kam dashur shumë atë, ka qenë femra e parë për mua, ndërsa ajo ka pasur disa partnerë më parë. Ne u ndamë pasi unë isha shumë xheloz, por tani e takova sërish dhe ajo më tha të shkonim në shtëpinë e saj. Pasi shkuam aty përfunduam duke bërë sërish seks, dhe ndjenjat e mija u forcuan edhe më shumë. Kur i kërkova edhe një shans për t’u lidhur sërish sepse e doja, ajo më tha se më mirë të takoheshim rrallë dhe të flinim bashkë, sepse më ka qejf por nuk më do siç e dua unë. Nuk di çfarë të bëj, a duhet të luftoj për ta bërë për vete sërish?!”
Përgjigjja e psikologes
“Do të lëndohesh sërish nëse vazhdon të takohesh me të, sepse ajo nuk ka në plan të lidheni sërish. Të paktën është treguar e sinqertë dhe të ka thënë se të ka qejf jo nuk të do, dhe kjo gjë duhet të të japë arsye për t’u shkëputur prej saj”.