Sa herë në ditë kërkojmë ndjesë, e sa herë në gjithë jetën?!

Life style

Sa herë në ditë kërkojmë ndjesë, e sa herë në gjithë jetën?!

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 09:28
Ilustrim

Fjala “më fal” shpesh përdoret si zëvendësim për “kërkoj ndjesë”, dhe pse për së tepërmi kërkojnë ndjesë ata me vetëbesim të ulët, shpesh është edhe mënyrë për mirësjellje të rreme.

Çdo person kërkon ndjesë mesatarisht 2.920 herë në vit, ndërsa çdo i teti thotë “më fal” më shumë se 20 herë, ka zbuluar hulumtimi amerikan. Gjatë jetës njerëzit kërkojnë ndjesë për sjelljen e tyre mesatarisht 233 mijë herë.

Mesatarisht çdo person kërkon ndjesë tetë herë në ditë, ndërsa shprehja “më falni” më së shpeshti përdoret si përgjigje ndaj gabimit të huaj. Kështu në 43 për qind të rasteve njerëzit kërkojnë ndjesë pasi që dikush përplaset në ta, ndërsa në 17 për qind të rasteve pasi që i shkelin në këmbë.

Shprehja “më falni” shpesh përdoret si zëvendësim për “kërkoj ndjesë” dhe kjo më së shpeshti në punë, në shoping dhe në shtëpi. Rreth 37 për qind të njerëzve në punë thonë “më fal” nga frika për të mos e lënduar dikë. Psikologët shpjegojnë se si shpesh kërkojnë ndjesë njerëzit që kanë mungesë të vetëbesimit. Njëlloj kështu, shumë e keqpërdorin fjalën “më fal” për t’u treguar të sjellshëm, dashamirës dhe miqësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat