23 vjeçarja shqiptare, doktorit: Abuzuan me mua 9 vjeçe, a jam e virgjër?

Life style

23 vjeçarja shqiptare, doktorit: Abuzuan me mua 9 vjeçe, a jam e virgjër?

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 21:02
ilustrim

Një pyetje tronditëse e ka parashtruar një 23 vjeçare shqiptare në një forum online, ku diskutohet për seksin.

Ajo rrëfen përdhunimin që i kishin bërë dy djem kur ajo ishte 9 vjeçe, dhe se tani nuk e di a është e virgjër apo jo, pasi që ndjehet e frikësuar se në vendin ku ajo jeton virgjëria është një kusht për martesë.

Ja pyetja e sa dh përgjigjja e specialistit të gjinekologjisë

Jam 23 vjeçe, por në moshën 9 vjeçe një djalë 14 vjeç me ka detyruar të bëj marrëdhënie me të 2-3 herë nuk e mbaj mend sakte…ne fakt unë atëherë nuk e dija se çfarë po bënte me mua … nuk e di nëse ka futur vetëm majën e penisit apo komplet apo vetëm ne mes këmbeve jashtë vagjinës, nuk e di a jam e virgjër a jo? Kur kam kuptuar se çfarë me ka ndodhur (sigurisht ne moshe me te rritur)nga kjo frike nuk kam pasur asnjë lloj lidhje me ndonjë djalë, nuk kam ende dhe kam frike te kem, kam shumë frike te martohem duke patur parasysh vendin ku jetoj ku virgjëria është kusht për martese…. ju lutem shumë me ndihmoni?!

Pergjigje:
Ti kot shqetësohesh, po qe se është kështu si e tregon, ti je njëqind për qind virgjëreshë.
Po pse shqetësohesh kaq shume ti dhe shume shoqe te tua, per ate cerge te holle qe, fiziologjikisht, nuk ka asnjë kuptim?
Pse i jepni kaq shume rendesi ju vajza, faktit jeni apo nuk jeni virgjeresha?
Këto kishin vlere per nje kohe tjeter, per gjysherit tuaj, jo per juve sot.
Seksi është i shendetshem, seksi eshte gezim, seksi eshte me shume se per kedo, per te rinjte.
Unë u them juve te keni parasysh keto porosi.
1-Mos bëni seks penetrant (penis -vagine)perpara se te beheni 18 vjec. Pse? Sepse seksi i hershem ka disa pasoja negative sic jane infeksionet seksualisht te transmetueshme, shtatzenite e padeshiruara dhe rreziku per kancerin e qafes se mitres eshte me i madh tek ato gra qe e kane filluar jeten seksuale heret, para se te behen 18 vjec.
2- Para moshës 18 vjec, ju mund te keni shoket tuaj me te cilet kenaqeni seksualisht duke u puthur, përkëdhelur, duke masturbuar e te tjera, po jo penetrim ne vagine. Kete nuk ka njeri qe u a ndalon juve dhe nuk duhet t’u ndalojne, sepse sic thashe seksi eshte gezim, eshte shendet, eshte shoqeri, eshte lumturi dhe te gjitha keto ju i meritoni. Mos mendoni se me djalin e pare qe e doni me ate do te martoheni. Jo adoleshenca eshte moshe e eksperimeteve, ju do njihni shume shoke dhe prej tyre do te zgjidhni shokun e jetes. Kjo nuk do te thote se me te gjithe keta shoke duhet te beni seks. Po vepruat keshtu ju humbet dinjitetin dhe integritetin tuaj.
3- Beni kujdes , ata qe fillojne te bejne seks(pas moshes 18 vjec), te bejne seks te sigurte, qe do te thote te djale te veshe prezervativin dhe vajza te mare nje kontraceptiv.
4-Deri ne moshen 18 vjec vajzat nuk duhet te perzihen me djem qe jane me te medhenj se ato, shoket zgjidhni te moshes suaj ose nje dy vjec me te rritur, kurre me te medhenj. Pas moshes 18 vjec diferenca e moshes mund te lejohet deri ne kater vite.
5-Vajza qe ka filluar te beje jete seksuale, duhet te shkoje per vizite te rregullt tek gjinekologu. Mbani parasysh, gjinekologu i nenes tuaj nuk eshte i pershtatshem per ju, sepse ju jeni vajza ndryshe nga nena, ndaj u duhet nje doktor ndryshe, zgjidheni ate qe te jete i pershtatshem per ju. Dikur kam shkruar nje artikull: “Nje doktor ndryshe per vajzat” gjejeni dhe lexojeni, po nuk e gjetet me thoni t’ua dergoj une.
6. Kujdes me higjenen personale, vecanerisht, me higjenen e organeve gjenitale. Ne kete blog keni materiale per kete problem, lexoini.
7-Mos dashuron si te marra nje djale. Jo, ka plot djem te tjere rrotull, qe ju duan dhe me ta do te kaloni kohe te gezuara e te lumtura.
8-Mos u shqetesoni kaq shume per virgjerine, flakni ata djem qe insistojne per vajza te virgjera. Ata nuk vlejne per ju. Ata mendojne se kane te drejte te zhvirgjerojne sa me shume vajza dhe te martohen me nje virgjereshe. Kjo eshte shume egoiste e cinike dhe me keta lloj djems ju nuk do te keni jete te mire, ndaj edhe njeher i flakni
Kaq per sot
Te uroj shendet e fat
Doktori

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat