Çiftet e martuara thyejnë tabutë seksuale, praktikojnë fantazinë më ekstreme në shtrat!

Life style

Çiftet e martuara thyejnë tabutë seksuale, praktikojnë fantazinë më ekstreme në shtrat!

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 20:58
Ilustrim

Në kërkim të ‘personit të tretë’.

Një nga tabutë më të mëdha që lidhen me jetën seksuale të një çifti po thyhet. Kjo sepse burrat duan gjithnjë e më shumë të shohin gratë e tyre të bëjnë seks me burra të tjerë.

Sado e çuditshme mund të duket, vetëm ideja se partnerja e tyre eksitohet nga një burrë tjetër, i ndez ata seksualisht.

Arsyeja pse një fenomen i tillë po përqafohet gjithnjë e më shumë nga shoqëria nuk është e qartë, por sipas psikologëve mund të jetë ndrydhja e biseksualitetit tek burrat, ose ndjenja e krenarisë që këta të fundit kanë kur gratë e tyre çlirohen seksualisht.

Komunitetet online që i dedikohen kësaj teme po lulëzojnë gjithnjë e më shumë, në motorin e kërkimit ‘google’ ky fetish ka arritur kulmin këtë javë.

Një burrë ka shpjeguar se gjatë dy viteve martesë fantazonte të shihte gruan e tij në shtrat me një burrë tjetër. Nga ana tjetër një grua e martuar ka thënë se i shoqi i dërgonte mesazhe motivuese, ndërkohë që ajo përpiqej të joshte një burrë për të cilin kishin rënë dakord të dy.

“I telefonova tim shoqi atë natë duke u dridhur si gjethe,”- ka pranuar ajo. “Ai jo vetëm ishte i entuziazmuar, por kërkonte detaje, foto, dhe t’i tregoja të gjithë historinë kur të shkoja në shtëpi. Kur shkova, i tregova gjithçka dhe kjo e eksitoi aq shumë sa bëmë seks fantastik.”

Vetëm ideja se burrat mund të realizojnë ‘fantazitë e ndaluara’ është veçanërisht përmbushëse për ta, aq më tepër që gjithçka është në dorën e tyre, ta bëjnë ose jo diçka të tillë me gratë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat