Kur meshkujt janë të stresuar, pëlqejnë këto femra

Life style

Kur meshkujt janë të stresuar, pëlqejnë këto femra

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 18:52
Ilustrim

Meshkujt me nivele të larta stresi tërhiqen më shumë nga femrat e kolme. Kështu thotë studimi i ri i Universitetit të St. Andrews-it, Skoci.

Në periudha të vështira, ata kthejnë sytë nga gratë e mbushura dhe nuk tërhiqen nga të hajthmet me përmasa modelesh.

Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse gratë e holla duken më të brishta dhe më pak fertile. Ata besojnë se stresi ndryshon perceptimin e burrave për të bukurën.

Në një sondazh ku u morën në pyetje meshkuj tek të 20-at, u vu re se ata që kishin nivele më të ulëta stresi, pëlqenin gratë e holla.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Etologjia”, ku u shpjegua edhe përse në vendet ku jeta është e vështirë, burrat preferojnë gratë e shëndetshme.  “Studimet tregojnë se popullatat që jetojnë në vende ku jetesa është në standarde të ulëta, parapëlqejnë vajzat e rënda. Por kjo s’ka të bëjë me ambientin; kur rrethanat janë të vështira, femrat e bëshme janë më tërheqëse.”- thotë profesori David Perrett.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat