Historia/ Adoleshentja: I dashuri më kërkoi seks, ose do ndaheshim ...

Life style

Historia/ Adoleshentja: I dashuri më kërkoi seks, ose do ndaheshim ...

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 12:20
Ilustrim

Kur isha 18 vjeçe njoha dikë, i cili ishte komplet i gabuar për mua. Ajo lidhje zgjati pak muaj dhe ishte një “gabim” i vërtetë, ndoshta më i madhi që kam bërë ndonjëherë. Ishte një gabim që unë kisha nevojë ta bëja për të kuptuar shumë gjëra: m’u hapën sytë. Me pak fjalë, ishte një lidhje adoleshentësh nga ato me ndarje e pajtime, shkruan ... Lena.

Pas një farë kohe pas njohjes sonë, kur çdo gjë shkonte mirë e më mirë, ndodhi një zënkë e vogël dhe u ndamë. Ishte një grindje për mospajtim që të bënim seks, kur troç më tha: “Ose bëjmë seks ose ndahemi!”. Dhe, meqë nuk pranova, sepse ende nuk e ndihsha veten të gatshme, edhe u ndamë…

Ditët pas asaj ndarje më kaluan si e më keq: qaja pa ndërprerë, aq sa sytë i kisha gjithmonë të ënjtur… Dhe, pas pak ditësh pash se më kishte ardhur një sms në telefonin tim, nga dikush që më kishte parë e kishte qejf të rrinte me mua. Shprehte dëshirën t’më takonte, mirëpo unë e injorova totalisht, pasi kisha kaluar gjithë natën duke qarë dhe më ishte thyer zemra.

Por, ndodhi si ndodhi dhe dola e u takuam. Për habinë time ishte ai – ishi im! Dhe, u pajtuam… Pajtimi zgjati nja 3-4 muaj, derisa ai përsëri kërkoi seks nga unë. Atëherë, i tash vetes: Fund njëherë e përgjithmonë! Dhe, një vit pas asaj ngjarjeje e takova rastësisht. Më ndali në rrugë, por edhe unë sikur e kisha pritur atë takim - disi u ndjeva mirë. Pastaj përsëri u pajtuam… Por, disa gjëra janë të shkruara dhe nuk mund t’i ndërrojë njeriu dot… ndodhin dhe pikë… lufto sa të duash ato janë më të fuqishme se njeriu vetë… Nuk munda më dot t’i rezistoj kërkesës së tij për seks… Mora forcë dhe i thashë – po.

Shkuam në një motel dhe aty e lashë virgjërinë…

Pas një kohe ai filloi përsëri të kërkoj seks nga unë, kurse isha kategorike se s’do të bënim përsëri pa u fejuar a martuar. Mirëpo, nuk ndodhi as fejesë e as martesë me të… ndodhi ndarja, e cila ma helmoi edhe një herë shpirtin tim të njomë… Pas një viti në shoqëri njoha një djalë tjetër.

Ishte gjëja më e lehtë që kam bërë ndonjëherë në jetën time, sepse çdo gjë rrodhi spontanisht… Madje, edhe vendimi për t’u fejuar erdhi natyrshëm, ishte i të dyve dhe ndodhi. Por, edhe dita kur bëmë dasmën ishte e bukur dhe me diell, sepse këtij nuk i interesonte seksi, por i interesoja unë, dashuria që kishte për mua… Lena

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat