Ja pse nuk duhet të flini në një shtrat me partnerin

Life style

Ja pse nuk duhet të flini në një shtrat me partnerin

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 09:06
Ilustrim

Shumica e njerëzve duken të lumtur nga fakti që gjumin e ndajnë me partnerin apo partneren e tyre, duke qenë më ngrohtë dhe më në intimitet.

Por një studim i fundit anglez i universitetit të Leeds and Silentnight, tregon tjetër gjë. Sipas tij, gjumi në të njëjtin krevat me partnerin, nuk ndihmon për të pasur një humor të mirë, karrierë apo pamje.

Kjo pasi nga përgjigjet e marra nga 29% e personave të përfshirë në studim, zgjoheshin shpesh natën, pamjen e tyre, e kryesisht flokët dhe rrathët e syve i kishin problematik, për shkak të përpëlitjes gjatë gjumit me partnerin.

Gjithashtu sipas studimit, gjumi me partnerin mund të shkaktojë depresion dhe probleme me zemrën.

E në fakt nëse keni parasysh atë krevatin e madh ku ju hidheni në mes dhe mbështilleni si të doni, hapni krahët apo këmbët sipas dëshirës nuk është dhe aq keq, pasi në të kundërt partneri do ju japë një të shtyrë duke kërkuar që t’i lironi hapësirën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat