Shikoni se si rrjedh paraja si lumë në një dasmë në Mamurras

Life style

Shikoni se si rrjedh paraja si lumë në një dasmë në Mamurras

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 17:38
Pamje nga video

Të gjithë e kanë me merak ditën e dasmës dhe duan që festa e madhe e kësaj dite të dalë sa më mirë e të jetë brenda mundësive, edhe e përsosur.

Traditat shqiptare për këtë ditë janë të shumta dhe të larmishme, ndërsa prej kohësh kemi shtuar edhe elementin “para” (lek, euro dollarë) që hidhen gjatë kërcimit të çiftit apo valleve që merr nusja.

Mirëpo ky çift në Mamurras, i cili ka preferuar të ngelet anonim, me të vërtetë mund të themi që e ka kallur dhe i ka lënë pa fjalë gjithë dasmorët.

Të ftuarit në dasmën që është organizuar dje nuk i kanë kursyer paratë e tyre dhe i kanë zbrazur xhepat në vallen e kryesorëve të kësaj nate.

I gjithë sheshi është mbuluar me para, e në fund ato u mblodhën me qese të zeza.

Personi që ka sjellë pamjet në redaksinë e Jetaoshqef ditën e sotme, thotë se janë hedhur rreth 80 milion lekë në këtë dasmë.

Shikoni vetë pamjet e mëposhtme. Nuk na ngel gjë tjetër veçse t’i themi çiftit: U trashëgofshi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat