Xhuxhi përdor shkallët për të qenë i barabartë me nusen në altar

Life style

Xhuxhi përdor shkallët për të qenë i barabartë me nusen në altar

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 18:29
Çifti

Një dhëndër një metër i gjatë, ka përdorur disa shkallë në mënyrë që të ishte i barabartë krah nuses së tij, në ditët e madhe të tyre.

28-vjeçari James Lusted, i cili ka një gjendje të rrallë gjenetike, përdori shkallë 4-katëshe kur ishte përballë bashkëshortes së tij 1.70 metër e gjatë, Chloe. Ata ndodheshin përpara altarit duke shkëmbyer unazat e martesës e duke u zotuar për dashurinë e tyre, para familjarëve dhe miqve.

“Shkallët më bënë më të gjatë se Chloe. Dëshiroja që finalen e celebrimit të martesës, pra puthjen, ta kishim si të gjitha çiftet e tjera në ditën e tyre të dasmës. Kemi një diferencë prej 70 cm, por kur je i dashuruar, gjërat e vogla si ajo nuk kanë rëndësi”, ka thënë dhëndri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat