10 gjërat irrituese që bëjnë të gjithë çiftet

Life style

10 gjërat irrituese që bëjnë të gjithë çiftet

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 08:19
Ilustrim

Nëse ju dhe i dashuri juaj i bëni këto gjëra, mos u çuditni pastaj pse të gjithë filluan të shmangen nga ju…

Nëse e gjeni veten në njërën nga këto pikat, menjëherë ndërpritni një sjellje të tillë:

I referoheni gjithçkaje me “ne”. Ne e duam këtë restorant, ne nuk na pëlqejnë klubet e natës…

Mendojnë se personat që nuk janë në lidhje (single) janë shumë të mjerë dhe të pafat.

Harrojnë për miqtë e tyre sa po të fillojnë një lidhje.

Publikojnë të gjitha aktivitetet në rrjetet sociale.

Marrin pjesë në takime apo mbledhje sociale vetëm nëse shoqërohen me partnerët e tyre, përndryshe jo.

Dhe, kur marrin pjesë në këso takime së bashku, nuk ndahen nga njëri-tjetri dhe duket sikur nuk janë të kënaqur pse marrin pjesë në një eveniment të tillë.

Shkëmbimi i puthjeve dhe gjërave intime deri në atë masë saqë nga bezdia ju vjen ta lëshojnë ndejën.

Supozimi se lidhja e tyre është “cool” dhe përpjekja për t’i treguar tërë botës për llojin e lidhjes së tyre.

Mendjemadhësia për t’u shfaqur para të tjerëve për lidhjen e tyre romantike, duke pretenduar se kanë një marrëdhënie të “përsosur”.

Imitimi i sjelljeve dhe hobive nga partneri i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat