Harroni çfarë keni dëgjuar: Femrat vlerësojnë vetëm një karakteristikë tek meshkujt!

Life style

Harroni çfarë keni dëgjuar: Femrat vlerësojnë vetëm një karakteristikë tek meshkujt!

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 19:42
Ilustrim

Nëse do të pyesni një grua çfarë cilësish vlerëson tek një person i seksit tjetër, me siguri nuk do merrnit kurrë këtë përgjigje, por në nënvetëdijen e tyre gratë vlerësojnë një cilësi në veçanti tek burri që kanë në krah: aftësinë për të treguar histori!

Dhe këtë s’e kishim çuar kurrë nëpër mend.

Një studim i zhvilluar në Universitetin e Karolinës doli në këtë përfundim pasi analizoi sjelljet e qindra burrave dhe grave pjesëmarrëse.

Rezultatet treguan se femrat konsideronin më tërheqës meshkujt që dinin të tregonin një histori dhe me këtë kategori do të ruanin një marrëdhënie më afatgjatë.

Burrat nga ana tjetër nuk ndikoheshin aspak nga aftësia e grave për të treguar një histori.

Pjesëmarrësve në studim iu shtrua pyetja, nëse mendonin se personi që kishin përballë, burrë apo grua, premtonte për të qenë i famshëm, i admirueshëm apo një lider i mirë.

Përgjigja e kësaj pyetje tregonte statusin e atij personi.

Meshkuj që ishin të aftë të tregonin një histori, sipas grave, i takonin një statusi më të lartë, ndërsa për ata nuk ndikonte aspak aftësia për të rrëfyer një histori tek statusi i femrës që kishin përballë.

Në këtë pikë, është e paqartë pse femrat tërhiqen nga meshkujt që mund të tregojnë një histori të mirë.

Sipas studiuesve, aftësia për të treguar një histori reflekton kapacitetin e tyre për të thithur dhe përdorur burimet.

Këta njerëz ka më shumë gjasa të influencojnë të tjerët ose të fitojnë pozicione autoritare në shoqëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat