Përse na kërcen trupi ndonjëherë gjatë gjumit?

Life style

Përse na kërcen trupi ndonjëherë gjatë gjumit?

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 20:30
Ilustrim

Të gjithë e kemi përjetuar.

Jemi mbështjellë mirë në krevat dhe gjumi na ka kapluar.

Sapo kemi nisur të shohim një ëndërr kur krejt papritur na duket sikur po biem përtokë, po rrëzohemi nga dritarja apo nga një shkëmb.

BAM! Trupi kërcen i tëri.

Por përse ndodh diçka e tillë.

Profesori Gaby Badre, një ekspert për gjumin në “London Clinic” shpjegon se çfarë ndodh me trupin tonë.

Sipas tij, kur je shumë i stresuar, i lodhur apo kur ke probleme të vazhdueshme me gjumin, kjo bën që të ndërpritet cikli natyral i trupit tonë.

Zakonisht gjumi i lehtë nis e kthehet në gjumë të rëndë gradualisht për një orë.

Këtu nis ajo që njihet si Lëvizja e Shpejtë e Syve (LSHS).

Ky është momenti kur muskujt tanë paralizohen dhe ne tentojmë të ëndërrojmë.

Por faktorët influencues bëjnë që trupi të kalojë në ciklin e Lëvizjes së Shpejtë të Syve më shpejt.

Për shkak se po jetojmë ndonjë endërr të fortë, trupi nuk është i përgatitur dhe muskujt nuk janë plotësisht të relaksuar.

Kjo bën që trupi të kërcejë.

Madje mund të përjetoni shok nëse ëndrra është të jep ndjesinë sikur po bini ose përplaseni.

Badre thotë se është një fenomen normal dhe për këtë nuk duhet të shqetësoheni.

Këshillat: sa më pak stres dhe sa më shumë gjumë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat