Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pamundësia për të gjetur partner është paaftësi

Life style

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pamundësia për të gjetur partner është paaftësi

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 19:03
Ilustrim

Ditëve të sotme, të qenit beqarë mund të konsiderohet diçka opsionale. Njerëzit janë më të lirë kur është fjala për nocionin e statusit të lidhjes.

Janë kryer shumë studime rreth përfitimeve që i sjell martesa, por të qenit beqarë nuk duhet të jetë gjë e ‘pashëndetshme’.

Sidoqoftë, lajmi i ri është se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ‘vendosur’ ta ndryshojë definicionin e paaftësive për t’i kategorizuar njerëzit pa partner seksual si “jopjellor”.

Në përpjekjen për t’i japë çdo individi të “drejtën për të riprodhuar”, OBSH është duke i trajtuar njerëzit të cilët nuk mund të gjejnë partner seksual në të njëjtën mënyrë që i trajtojnë personat të cilët kanë probleme me pjellorinë. Ideja prapa diagnozës së re të “paaftësisë” është që ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë për njerëzit përdorimin e In Vitro Fertilization(IFV). Kjo padyshim se ka marrë shumë kritika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat