Horoskopi, 27 tetor 2016

Life style

Horoskopi, 27 tetor 2016

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 07:59
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Ju që jeni në një marrëdhënie në çift keni lajme të bukura që doni t’i ndani me të gjithë. Beqarët nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Demi 21/4 - 21/5

Këtë ditë doni të merrni përgjegjësi të reja mbi vete ju të dashuruarit. Beqarët duhet të tregohen sa më joshës nëse duan të ndryshojnë statusin. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Binjakët 22/5 - 21/6

Sot do t’ju shoqërojnë persona të gëzueshëm dhe të vendosur. Beqarët nuk do mendohen, por do rrezikojnë për të arritur aty ku duan. Dielli dhe Jupiteri janë aleatët tuaj në menaxhimin e financave.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Instinkti juaj ju çon drejt një drejtimi, që nuk ishte destinacioni parësor në marrëdhënien tuaj. Beqarët do kenë plot takime interesante. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni me shpenzimet.

Luani 23/7 - 21/8

Sot mjafton të ndani mirë oraret e ditës dhe çdo gjë do t’ju shkojë siç dëshironi. Beqarët do kenë takime pafund gjatë kësaj dite. Në planin financiar nuk do shqetësoheni.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Objektivat e ditës suaj përqendrohen vetëm te puna. Beqarët nuk do kenë dëshirë për takime. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

Peshorja 24/9 - 23/10

Ditën e sotme duhet të gjeni aleatë të fuqishëm për të mbrojtur një projekt që ka kundërshtitë e veta. Beqarët do tërhiqen shumë ndaj një personi. Financat do jenë të mira.

Akrepi 24/10 - 22/11

Nëse doni të merrni në dorë fatin tuaj sot mundohuni të qartësoni disa situata me njeriun e zemrës. Beqarët do të takojnë personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar tregoheni të kujdesshëm.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Në ditët e shkuara keni bërë një gabim në lidhjen tuaj që do t’ju duhet pak kohë për ta rikuperuar. Beqarët nuk duhet të humbasin mundësitë e mira për takime. Në planin financiar do jeni me fat.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Sot një problem i krijuar me partnerin/en do t’ju shkaktojë shumë stres. Beqarët do tregohen të matur në takimet e sotme. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Ujori 21/1 - 19/2

Nëse keni mundësi për të mbaruar punë sot mos e neglizhoni. Beqarët do realizojnë takime emocionuese sot. Financat do jenë të mira, keni mundësi edhe për shpenzime.

Peshqit 20/2 - 20/3

Sot ju të dashuruarit do të bëni zgjedhje që shkojnë ndesh me ato që vendosni zakonisht. Beqarët do jenë mjaft të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar parashikohen probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat