Nuk do ta besoni kurrë çfarë po u bëni foshnjave tuaja!

Life style

Nuk do ta besoni kurrë çfarë po u bëni foshnjave tuaja!

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 10:51
Ilustrim

Ju ka ndodhur që bebet e porsalindura të kenë të pasmet e acaruara dhe nuk dini se kujt t’ia vini fajin? Shpesh kemi dëgjuar të këshillohen lloj-lloj kremrash për ta mbajtur lëkurën e foshnjave të paprekur nga acarimet për shkak të ndotjes apo fërkimit.

Por, sipas një studimi të Shoqatës së Shëndetit dhe Mjedisit në Francë, “pampers”-at e përdorur për to përmbajnë derivate të naftës, të klasifikuara si kancerogjene nga Bashkimi Europian.

Substanca kancerogjene në bebelinat për fëmijë? Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Dhe nuk bëhet fjalë për bebelina dosido, por për ato që janë edhe “lider” në treg: “Pampers”. Këtë zbulim e bën të ditur studimi i “ASEF”, i publikuar nga “Le Parisien” këtë të martë.

Sipas këtij studimi, bebelinat “Pampers” përmbajnë derivate të naftës të njohura si IPA, hidrokarbure poliklinike aromatike, apo më saktë benzen antracen dhe krisen. Të tilla derivate përdoren për t’i bërë bebelinat më pak irrituese për kofshët e bebeve.

Problemi qëndron se këto përbërës janë konsideruar nga Bashkimi Europian si kancerogjene.

“Substancat benzo (a) pirene, benzo (e) pirene, benzo (a) antracene, crisene, benzo (b) fluorantene, benzo (j) fluorantene, benzo (k) fluorantene e dibenzo (a, h) antracene, - të cilat në vijim do të quhen vetëm si hidrokarbure poliklinike aromatike, - janë klasifikuar si kancerogjene të kategorisë 1B, në përputhje me aneksin VI të rregullores (CE) me numër 1272/2008 të Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, miratuar më 16 dhjetor 2008 për klasifikimin, etiketimin dhe ambalazhin e substancave dhe përzierjeve”, lexohet në faqen e internetit të Bashkimit Europian.

Lajmi i vetëm i mirë është se përqindja e këtyre derivateve “IPA” është i ulët, madje më i ulët se minimumi i lejuar nga BE-ja.

Sipas studimit në fjalë të “ASEF”, në bebelinat “Pampers” ka 0.2 mg/kg “IPA”, ndërsa kufiri minimal i lejuar nga BE-ja është 0.5 mg/kg.

Megjithatë, për Ludivine Ferrer, drejtuese e “ASEF” e intervistuar nga “Le Parisien”, ka ende shumë gjëra për të sqaruar. Edhe pse sasia është e ligjshme, mbetet për t’u kontestuar fakti që pjesët intime të foshnjave ekspozohen ndaj këtyre produkteve.

“Deri më tani është gjithçka e ligjshme, por të lejosh qoftë edhe sasinë më minimale të përbërësve të rrezikshëm për fëmijët është gjithsesi e tepërt nga ana morale”, ka shtuar më tej Ferrer. “Për sa kohë që industrialistët nuk janë të detyruar të shtojnë edhe më shumë këto substanca kimike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat