Një grup studentësh të diplomuar për veterinari kanë vendosur të mbledhin para për ballon e diplomimit, përmes një kalendari të guximshëm.
Ata i kanë hequr të gjitha dhe kanë pozuar nudo mbi traktorë apo përpara kafshëve në fermë, në mënyrë që të mbledhin sa më shumë fonde për festën e tyre të diplomimit.
Përveç kësaj, një pjesë e fondeve të mbledhura do të shkojnë edhe për fondacionin Tie Up The Black Dog, i cili ndihmon personat me probleme mendore në zonat rurale më Queensland.
Kalendari nudo i këtyre studentëve mund të blihet online për 20 dollarë në faqen www.vetsuncovered.com.