E dashura më kërkon para vazhdimisht, ja çfarë bën nëse nuk i jap...

Life style

E dashura më kërkon para vazhdimisht, ja çfarë bën nëse nuk i jap...

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

Një djalë 28 vjet ka rrëfyer se është në lidhje me një vajzë 27 vjeçare, e cila i kërkon vetëm para dhe nëse ai nuk i jep, ajo nuk del me të, përcjell Bota Sot.

Ky është rrëfimi i tij:

Nëse refuzoj t’i jap të dashurës sime para ajo gjen arsye për të mos dalë me mua.

Ne u njohëm para dy vitesh në një website në internet. Sa herë që ne takohemi ajo më pyet që t’i jap para, edhe pse ajo jeton afër familjes.

Unë bëhem i frustruar, por nuk dëgjoj asgjë nga ajo nëse unë i them jo. Ajo thotë se vuan nga ankthi dhe sulmet e panikut dhe është e papunë.

Ajo nuk ka dashur të më tregojë se është diagnostifikuar me depresion.

Unë jam 28, ndërsa ajo është 27 vjeçare. Më vjen keq për të, por nuk kam asnjë përfitim nga kjo lidhje.

Përgjigja e psikologes:

Ju keni të drejtë që të mbani portofolin të mbyllur dhe ndaloni së dhëni asaj para.

Ajo vetëm e inkurajon varësinë, që nuk do ta ndihmojë në afat të gjatë kohor.

Është e trishtueshme që ajo është e sëmurë, por ajo e ka familjen pranë.

Nëse lidhja juaj nuk funksionon, atëherë leje atë me butësi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat