25 mënyra për t'i thënë jo fëmijës, pa thënë 'Jo'

Life style

25 mënyra për t'i thënë jo fëmijës, pa thënë 'Jo'

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:09
Ilustrim

Për çdo prind është shumë e vështirë të refuzojë diçka që fëmija i kërkon, aq më tepër kur ai këmbëngul. Por ka disa raste që duhet bërë, edhe pse përveç fëmijëve mërziten dhe vetë prindërit. Sidomos në rastet kur u refuzojnë diçka me një “jo” të thatë.

Çdo “jo” që dëgjohet, i nervozon fëmijët. Por ju nuk mund t’i lini ata të hanë ëmbëlsirën para ushqimit. Ndaj duhen gjetur disa fraza që të mos krijohen situata të pakëndshme mes jush. Mundohuni të uleni në nivelin e tyre dhe t’iu shpjegoni qetë, me fjalë të tjera se çfarë është e saktë dhe çfarë jo.

Vërtet kjo medotë do ju marrë më shumë kohë, por sigurisht që në fund do e fitoni ju “luftën”.

Ja 25 mënyra për të refuzuar, pa thënë fjalën “jo”

Hajde të të tregoj se si bëhet kjo

E di që do, por në këtë moment nuk mundemi

Mund të të ndihmoj

Le ta mendojmë për një minutë

Kjo nuk bëhet kështu

Do e bëjmë, por në një moment tjetër

Në vend të kësaj, do bëjmë këtë

Më thuaj më shumë, më shpjego

Shiko, kjo bëhet kështu

Nuk mund të të lë, sepse është e rrezikshme

Le të bëjmë diçka ndryshe sot

Mund të më tregosh se si luhet me këtë?

Largohu që atje me kujdes

Kjo nuk është e jotja, le të gjejmë atë që ke ti

E mban mend çfarë kemi thënë?

Do të më mërzisësh shumë nëse e bën atë

Ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë?

Nuk është kjo zgjidhja më e mirë

Më mirë në një moment tjetër

Ti si mendon që është përgjigjja?

Do të ishte shumë mirë, por tani nuk kemi mundësi

Mendoj se di më shumë se kaq, mundohu të kujtohesh

Si mendon për këtë?

Ka mënyrë më të mirë, shiko

Nuk është e sigurt kjo

Mos harroni se nëse këto shprehje shoqërohen me dashuri dhe fjalë të ëmbla (po, edhe kur nervat i keni në maksimum) rezultatet do të jenë shumë të mira. Mbase jo që herën e parë, por me pak durim edhe fëmija do të mësojë se çfarë është mirë dhe çfarë jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat