Stilim i ri i flokëve për sezonin e vjeshtës: Nuanca të lehta ngjyrë çokollate!

Life style

Stilim i ri i flokëve për sezonin e vjeshtës: Nuanca të lehta ngjyrë çokollate!

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 08:23
Ilustrim

Nëse ju jeni një bjonde që keni guxuar të provoni nuanca të errëta, apo një zeshkane që dëshiron të rifreskojë stilimin e flokëve, pa marrë parasysh ndryshimet në ngjyrë, atëherë ne kemi zgjidhje ideale për ju. Harrojeni stilimin klasik ombre apo balajazh, kjo ngjyrë është hit për këtë sezon të vjeshtës në të cilën do të mahniteni pa masë.

Fjala është për një përzierje të purpurtë, rozë, portokalli dhe nuanca ngjyrë vjollcë me hije të lehta ngjyrë çokollate. Sigurisht do të mendoni se do të fitoni një përzierje të çuditshme me gjithë këto nuanca shumëngjyrëshe, por në të vërtetë kjo është një përzierje me nuanca vjeshtore dhe linja delikate.

Image

 

Nëse nuk jeni nga ato femra me fat që janë bjonde për nga ngjyra e flokëve, atëherë që të fitoni ngjyrën hit që është këtë vjeshtë, është e nevojshme që të zbardhoni flokët me blansh.

Duhet që të zgjidhni në mënyrë të rastësishme fijet e flokëve në ngjyrat e mësipërme. Mos u shqetësoni nëse ngjyrat përzihen në fijet e flokëve, sepse me anë të kësaj përzierje ju do të krijoni një hije apo nuancë të re, që vërtetë jep një pamje apo efekt të mrekullueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat