21-vjeçarja e lumtur, bën “pallë” dhe udhëtime luksoze me paratë e të tjerëve

Life style

21-vjeçarja e lumtur, bën “pallë” dhe udhëtime luksoze me paratë e të tjerëve

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 21:40
Jessica

Të shëtisësh gjithë botën, të bësh pushime falas pa paguar asnjë gjë dhe pa punuar asnjë ditë duket si një gjë shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Për 21-vjeçaren Jessica në fakt kjo nuk është një ëndërr, por realiteti. Trajneria personale nga Brisbane ka udhëtuar nga Kalifornia për dy javë e gjysmë me një burrë që e njohu online dhe gjithçka ia ka paguar ai.

Këtë gjë e ka siguruar përmes një sajti online, në të cilin kërkohen femra tërheqëse për të shoqëruar meshkujt, të cilët duan shoqëruese në udhëtimet e tyre.

Nëpërmjet këtij sajti ju nuk jeni të detyruar të flini me meshkujt apo t’u bëni atyre favore të tjera që nuk i dëshironi, por vetëm të udhëtoni me ta.

Jessica fillimisht u njoh me këtë sajt pasi pa diçka në Facebook dhe më pas aplikoi edhe vet.

“U deshën 24 orë që profili im të hapej dhe meshkujt të nisnin të më dërgonin mesazhe. Disa prej tyre deshën që fillimisht të bisedonim në chat, ndërsa të tjerët thjesht më tregonin datat, vendet dhe më pyesnin nëse isha e gatshme të udhëtoja me ta”,- tregon 21-vjeçarja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat