“Adami kërkon Evën”: A do e transmetonin dot TV-të shqiptare?

Life style

“Adami kërkon Evën”: A do e transmetonin dot TV-të shqiptare?

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 15:02
Aktoret

Nuk kalon një javë pa një lajmërim nga televizionet shqiptare se do të nisë një emision i ri politik.

Por teksa Shqipëria është e mbushur me të tilla lajmërime, gazeta më e madhe gjermane, Bild, lajmëron lexuesit për nisjen e një programi televiziv shumë të debatuar.

“Adami kërkon Evën” është një program ku të gjithë konkurrentët janë të zhveshur.

Pak a shumë si “Big Brother”, ku gjithçka monitorohet nga kamerat e RTL-së.

Të vendosur në një parajsë ishullore në Paqësor, konkurrentët, mes tyre edhe personazhe të njohur si modele, këngëtarë apo tenistë, nisin kërkimin për dashurinë.

Gjatë flirtimeve, por edhe në çdo aspekt të përditshmërisë së tyre në ishull, ata janë të zhveshur plotësisht.

Kamerat janë gjithmonë aty.

“Mësohuni me këto pamje tani e tutje,” paralajmëron Bild.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat