Nëna shfaq shenjat e qepjes pas lindjes me operacion, fotoja shpërndahet nga të gjithë

Life style

Nëna shfaq shenjat e qepjes pas lindjes me operacion, fotoja shpërndahet nga të gjithë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:46
Ilustrim

Një imazh i fortë ai i publikuar nga Jodie Shoe në profilin e saj në "Facebook". E bërë nënë së fundmi, e reja amerikane publikoi në rrjetin social një fotografi, ku shihej barku i saj i qepur pas lindjes me operacion. Shpesh femrat pyesin nëse lindja natyrale është me e dhimbshme dhe e komplikuar se ajo me operacion, por kjo nënë e re donte të tregonte se nuk ka asgjë të thjeshtë dhe se ashtu si çdo operacion ka pasojat e tij.

“Nuk mund të ndryshoj mendimin e njerëzve, por vendosa ta publikojë këtë fotografi për të kuptuar se ndonjëherë nuk bëhet fjalë për zgjidhje. Unë u detyrova të futem në operacion për shkak të një komplikimi, duke bërë që të kem një shenjë më të madhe në bark. Herën tjetër që gjykoni një femër se pse zgjodhi lindjen me operacion, duhet të ndalni për pak çaste dhe të mendoni se çfarë e ka detyruar që të bëjë diçka të tillë. Kush është ai njeri që dëshiron t’i nënshtrohet një operacioni që kërkon gjashtë javë rikuperim”, shkruan Jodie.

Ajo iu nënshtrua një lindje me operacion për të mos rrezikuar jetën e fëmijës dhe të sajën. Por, ndonëse nuk ndjeu dhimbjet e lindjes natyrale, ndjeu të tjera më vonë, si dhe një shenjë që i ngeli përjetë. Postimi i saj u shpërnda mbi 7000 herë brenda pak kohësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat