Horoskopi, 18 tetor 2016

Life style

Horoskopi, 18 tetor 2016

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 07:25
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Ditë goxha e vështirë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do arrini dot të merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe mosmarrëveshjet do jenë të forta.

Demi 21/4 - 21/5

Jeta juaj në çift do përballet me stuhi të fuqishme sot. Keni kohë që keni qëndruar në heshtje ndërkohë që iu janë duhur pa kuptim disa gjeste të partnerit dhe sot do ja shprehni atij të gjitha. Beqarët do jenë të stresuar pas takimeve.

Binjakët 22/5 - 21/6

Priten ndryshime të menjëhershme sot për juve që jeni në një lidhje. Çdo moment do jetë me i bukur dhe më i veçantë, prandaj duhet shfrytëzuar në maksimum. Beqarët mund të ndeshen me disa persona të pashëm.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Do ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit dhe gati për të marrë vendime të rëndësishme. Beqarët do jenë me fat dhe do mund të fillojnë lidhje afatgjata.

Luani 23/7 - 21/8

Do jeni të vendosur për të diskutuar për tema delikate me partnerin dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Beqarët nuk do mund t’ia dalin dot të bëjnë për vete dikë.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Do merreni vesh mjaft mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Kjo do ju bëjë që gjithçka ta bëni me dëshirë. Beqarët i pret një takim nga i cili mund të fillojnë një histori dashurie të kënaqshme.

Peshorja 24/9 - 23/10

Në planin sentimental çdo gjë ka për të shkuar më së miri. Nuk do jeni posesive, por përkundrazi mjaft të logjikshëm. Në çdo moment do i respektoni mendimet e tjetrit.

Akrepi 24/10 - 22/11

Kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme sot për juve që jeni në një lidhje. Beqarët do njihen me persona të shumtë gjatë një feste. Buxheti nuk do jetë as i keq dhe as shumë i mirë.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Duhet t’i përkushtoheni edhe më tepër partnerit tuaj gjatë kësaj dite nëse nuk doni që ai të shohë dikë tjetër. Mendoni edhe për ndonjë surprizë.

Bricjapi 23/12 - 20/1 

Jeta në çift nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do arrini të flisni me partnerin për disa tema që lidhen me të shkuarën dhe të ardhmen. Financat do jenë të shkëlqyera.

Ujori 21/1 - 19/2 

Ditë intensive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment të lirë që do keni do mendoni të provoni eksperienca të reja. Partneri do ju surprizojë sot.

Peshqit 20/2 - 20/3

Ditë e tensionuar dhe delikate do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni gjithë kohës kokë- fortë dhe nuk do hapni rrugë asnjë moment. Beqarët do enden gjithë kohës duke kërkuar dashurinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat