Nuset tregojnë çfarë do ndryshonin në dasmat e tyre

Life style

Nuset tregojnë çfarë do ndryshonin në dasmat e tyre

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 08:48
Ilustrim

Sado që një çift mund ta mendojë deri në detaje ditën e dasmës së tyre, prapë mund të ndodh që diçka të mos shkojë sipas dëshirës së tyre.

Disa nuse kanë treguar se çfarë do kishin bërë ndryshe në ditën e tyre të dasmës.

“Do doja të kisha një dasmë më të vogël”,  Katie, 29 vjeçare.

“Do dëshiroja që të bëja më shumë fotografi me familjen dhe gjyshërit e mi”, Sarah, 25

“Të kisha festë më të vogël, pasi unë e burri im kemi bërë 10 festa, ishte mirë por pak kaotike”, Kate, 27 vjeçare.

“Do doja që të mos shpenzonim aq shumë para. Do kishim një damsë të bukur e të veçantë edhe sikur të mos i shpenzonim 30 mijë dollarë për një ditë”, Malisa, 31 vjeçe,

“Të shpenzoja më shumë kohë me burrin tim”, Rachel, 23 vjeçe

“Do dëshiroja që të bëja gjëra që më pëlqejnë mua, jo atë që u pëlqejnë të tjerëve”, Emily, 21 vjeçe

“Të shpenzoja më shumë kohë me shoqet e mija”, Jessica, 29.

“Do të ishte më mirë të kisha një organizues për dasmën, pasi duke u kujdesur unë për çdo gjë e bëri dasmën time më pak speciale”, Kelsey, 28.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat