I propozoi martesë së dashurës, nuk e mban në mend përgjigjen e saj

Life style

I propozoi martesë së dashurës, nuk e mban në mend përgjigjen e saj

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 17:32
Ilustrim

Një burrë gjerman ishte aq i dehur sa kur i propozoi të dashurës së tij martesë, nuk e mbante mend nëse ajo e pranoi apo jo propozimin e tij.

Pasi nuk mund të mbante në mend nëse ajo ka pranuar apo jo, ai kishte kërkuar ndihmë në internet.

Ai kishte shkruar se në orët e hershme të 24 shtatorit ishte ulur në sheshin e qytetit Munster për t’i kërkuar martesë së dashurës së tij, dhe po lutej nëse ndonjë kalimtar e kishte parë dhe e mbante mend përgjigjen e saj.

Burri kishte vendosur në gazeta gjermane një kërkesë që për shumë kënd ishte jo e zakonshme.

“Në kërkim për dëshmitarë. Unë i kam kërkuar të dashurës sime me 24 shtator që të martohet me mua në rrugën Fridrich-Ebert. Pasi kisha konsumuar shumë alkool, nuk e mbaj në mend nëse ajo ka pranuar pasi që nga ajo mbrëmje ajo ka mbetur e qetë. Ju lutem kush më ka parë të më tregoj se si është përgjigjur ajo”, shkruhet në kërkesën e tij.

Kjo kërkesa e tij ka pushtuar internetin në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat