Bëra seks me kolegen e punës dhe ajo është shtatzënë, por ajo thotë se fëmija...

Life style

Bëra seks me kolegen e punës dhe ajo është shtatzënë, por ajo thotë se fëmija...

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 17:08
Ilustrim

Një djalë ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks disa herë me kolegen e punës, derisa burri i saj ishte në një udhëtim dhe ajo tani është shtatzënë, e ky mendon se është fëmija i tij, por ajo i thotë se është i burrit të saj, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e tij:

Kam qenë duke bërë seks me një kolege në punë dhe tani ajo është shtatzënë, por a është fëmija i im apo i burrit të saj?

Ne të dy jemi mësues. Ajo u martua 2 vite më parë dhe unë shkova në dasmën e tyre me një vajzë që po dilja me të.

Ajo është 32, ndërsa unë jam 27 vjet. Ajo është kreu i vitit dhe unë kam dhënë mësim në departamentin e saj.

Ka pasur disa ndryshime në kurrikulën dhe mënyrën si i kemi bërë raportet për nxënësit, kështu që ajo sugjeroi që të shkoj një natë tek ajo dhe pasi i përfunduam të gjitha ne pimë dhe verë.

Burri i saj ishte në një trajnim. Ajo më solli dhe gotë me verë dhe më pyeti nëse i pengon që ajo të vishet në pizhama që të jetë më komode. Ajo erdhi nga dhoma e saj në një bluzë dhe një palë brekë.

Ne u shikuam dhe tensioni seksual ishte elektrik. Ne u puthëm. Gjërat vazhduan dhe ne bëmë seks në tavolinë në kuzhinë. Ishte bukur dhe e egër. Ajo tha se ishte dashuruar në mua javë më parë.

Burri i saj nuk ishte dhe ne filluam t’i bënim gjërat në çift, duke dalë për të ngrënë bashkë, duke folur për të ardhmen dhe duke i blerë dhurata njëri tjetrit.

Ajo më telefonoi për ditëlindjen e saj në vikend me burrin, vetëm për të ma dëgjuar zërin.

Ajo tani më ka treguar se është shtatzënë dhe më thotë se është i burrit të saj.

Por, ne zakonisht kemi bërë seks të pambrojtur pasi ajo është alergjike në kondoma. Unë do të tërhiqesha por ne e kemi bërë më shumë se njëherë dhe ai fëmijë mund të jetë i imi.

Ajo tha se bën seks me burrin e saj vetëm dy herë në muaj dhe unë i kam vërejtur ndryshimet tek ajo për një kohë më të gjatë.

Si mund t’i besoj asaj se fëmija nuk është i imi? A duhet të pres derisa të lindë foshnja dhe t’ia bëjë testin e ADN-së? Nëse fëmija është i imi, unë dua të përkujdesem dhe të jem baba i tij. Gjithashtu e dua atë. Dua të jem dhe me të.

Përgjigja e psikologes:

Ajo është e martuar dhe në mënyrë të qartë ajo e ka zgjedhur këtë mënyrë. Ti ke qenë me të kur burri i saj nuk ka qenë aty.

Ndoshta ti ke qenë një përgjigje për fertilitet, por në qoftë se ajo është duke këmbëngulur se fëmija është i burrit të saj, nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë.

Ti nuk mund të insistosh për testin e ADN-së kundër dëshirës së saj. Është e vërtetë se metoda e tërheqjes është e pabesueshme por në qoftë se burri i saj është duke pranuar këtë fëmijë, jeta e tyre seksuale është e mjaftueshme për ta bindur atë.

Mbaj vetëm marrëdhënie pune me këtë grua. Dil me miqtë dhe gjej veten në një lidhje me dikë që është e lirë të jetë me ty./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat