Maska me bazë mjalti për çdo problem fytyre

Life style

Maska me bazë mjalti për çdo problem fytyre

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 10:59
Ilustrim

Efektet pozitive të mjaltit për lëkurën tanimë janë të njohura. Së pari, ai hidraton lëkurën dhe fibrat kapilare. Mjalti gjithashtu qetëson lëkurat e ndjeshme, falë veprimit të tij antioksidues si dhe pastron lëkurën dhe rigjeneron qelizat sipërfaqësore. Në një periudhë afatgjatë, mjalti parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës. Nëse dëshironi një lëkurë plot jetë dhe me shkëlqim trajtoni fytyrën me maskat e mëposhtme.

Kujdesi për fytyrën

Për pastrimin e butë të lëkurës së fytyrës: përzieni një lugë gjelle mjaltë të lëngshëm me një lugë gjelle pluhur bajameje. Lyeni fytyrën duke e masazhuar dhe shpëlajeni.

Për të zbukuruar lëkurën: lyeni fytyrën me pak mjaltë të përzier me disa pika limoni. Mbajeni maskën 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Për të ushqyer lëkurën: përzieni dy lugë kafeje me krem të freskët të trashë, ½ avokado të kaluar në mikser, ½ karotë të kaluar në mikser dhe 3 lugë kafeje mjaltë. Përziejini të gjithë përbërësit dhe lyeni me këtë maskë fytyrën dhe qafën. Lëreni përzierjen të veprojë për 10 deri në 15 minuta, pastaj shpëlajeni.

Për të ngushtuar poret e lëkurës: merrni kos natyral dhe përziejeni me një lugë gjelle mjaltë të lëngët. Lëreni të veprojë për 20 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat