Mos i hiqni sandalet nga qarkullimi, me këtë mënyrë mund t’i vishni dhe në vjeshtë

Life style

Mos i hiqni sandalet nga qarkullimi, me këtë mënyrë mund t’i vishni dhe në vjeshtë

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 08:44
Ilustrim

Prezantuesja italiane Alessia Marcuzzi, ka prezantuar sot në blogun e saj lapinella.com një mundësi për të përdorur edhe gjatë vjeshtës sandalet e preferuara.

Ajo është e sigurt që asnjë nga ne nuk është ende gati për ndërrimin e stinëve. Dhe me këtë qëllim, ka provuar miksimin, në mënyrë që ndryshimi të jetë më pak i fortë.

Nga të gjitha propozimet e stinës, ajo adhuron binomin çorape me sandale, një rikthim në stilin e viteve ’80 që vazhdon të frymëzojë pasarelat!

“Efketi i shkëlqimit te çorapet është i përkryer me sandalet e mia të gjelbra Gucci, por nëse nuk ju pëlqen shumë kontrasti, mund të kombinoni çorape me të njëjtën ngjyrë me sandalet. Eksperimentoni edhe me materialin e çorapeve, argëtohuni me ato më të trasha, me kalsiket mbi gju dhe ato dantellë. Do të keni ndjesinë sikur po ndryshoni këpucët çdo ditë! Dhe nëse dëshironi të mos i vishni me sandale, atëherë lini çorapet të dalin nga këpucët e preferuara deri te kyçi…do shihni sa bukur do ju duken  këmbët”, premton ajo edhe pse vështirë të kemi këmbë si të sajat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat