E tradhtova të dashurin dhe i tregova, tani më shokon çfarë do të më bëjë ai...

Life style

E tradhtova të dashurin dhe i tregova, tani më shokon çfarë do të më bëjë ai...

Nga: G.B Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:49
Ilustrim

Një vajzë 26 vjeçare ka rrëfyer historinë për The Sun, ku ka treguar se e ka tradhtuar të dashurin, të cilit i ka treguar për atë që ka bërë, ndërsa ai tani dëshiron që t’ia kthejë, duke bërë seks me një vajzë tjetër, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Kam pasur seks të mrekullueshëm me një djalë që më ftoi të dilja një natë, por u ndjeva fajtore dhe i tregova të dashurit tim.

I tregova atij gjithçka, vetëm mbajta detaje të pista të vetes sime.

Por, tani brengosem se kam bërë gabim të madh.

Ai ka vendosur që të bëjë seks me një femër tjetër.

Mendoj se ky është një revansh që ai po ma bën mua.

Ne kemi qenë bashkë prej 2 vitesh. Unë jam 26, ndërsa ai është 25 vjeç.

E di se ai më do mua dhe unë e dua atë.

Lidhja jonë është e lumtur njëanshëm, me mua që bëj gjithë përpjekjen.

Ka pasur shumë raste kur unë kam pasur nevojë për të, por ai nuk ka qenë aty për mua.

Kam arritur ta kaloj këtë, por më ka mërzitur.

Ai ka qenë gjithmonë besnik edhe pse shpesh ka qëndruar me shokët e tij në vend që të jetë me mua.

Kur një djalosh më ftoi që të dilnim, i dashur im ishte me shokë dhe unë thashë: “Pse jo?”

Ajo mbrëmje u kthye në fundjavë dhe ne kemi bërë shumë seks të egër.

Kur u ktheva në shtëpi vendosa që të mos i tregoja të dashurit tim.

Më pas mendova dhe vendosa që të jem e hapur dhe e sinqertë.

Kështu që i rrëfeva.

I dashuri im më dëgjoi dhe më pyeti për detaje.

Eventualisht i tregova thuajse të gjitha, por lashë disa detaje për veten, si ato që ai djalë është 10 vite më i vjetër se unë dhe se është shumë dashnor më imagjinativ se i dashuri im.

Ai thotë se ende më do por nuk sheh të ardhme bashkë.

E kuptoj këtë totalisht por e dua atë dhe nuk dua ta humbas.

Kam provuar shumë që t’i vendos gjërat aty ku janë.

Duke e parë fytyrën e tij dhe duke qenë në gjendje të flas më ka mbajtur mua në jetë, por tani ai ka vendosur që të ketë seks me një vajzë tjetër.

Kurrë nuk jam ndier më e pashpresë se tani.

Kurrë nuk do ta përsëris këtë gabim të tmerrshëm.

A mund të përmirësohen gjërat?

Përgjigja e psikologes:

Dy gjëra gabim nuk e bëjnë një të duhur, por bën që njerëzit ta shërojnë marrëdhënien.

Fol me të përsëri.

Tregoj atij tani se sa shumë e do dhe se sa shumë do që të jesh me të, e nuk do ta përsërisësh kurrë këtë gabim të marrë.

Nëse ai thotë se të do, thuaj që të kaloni më shumë kohë bashkë.

Nuk është arsyetim, por të jesh e vetme dhe e neglizhuar të ka bërë që të tërhiqesh nga vëmendja e një mashkulli tjetër.

Ti duhet të jesh pozitive për të ardhmen dhe për gjërat që mund të bësh.

Nëse jeta juaj seksuale duhet të rregullohet, kjo ka nevojë për përmirësim.

Nëse ai ende vazhdon të jetë i mërzitur dhe i distancuar edhe pas disa muajsh, e duke dashur ende që të ta kthejë atë që ke bërë, ti duhet ta përfundosh me të./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat