Bëra seks me 8 djem në pushime dhe u infektova, tani jam e tmerruar që i dashur im...

Life style

Bëra seks me 8 djem në pushime dhe u infektova, tani jam e tmerruar që i dashur im...

Nga: G.B Më: 28 shtator 2016 Në ora: 16:20
Ilustrim

Një vajzë 20 vjeçare ka rrëfyer historinë për The Sun, ku tregon se ka bërë seks me tetë meshkuj gjatë pushimeve me shoqe dhe është infektuar me STI, e tani mendon se e ka infektuar edhe të dashurin e saj. Transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Kam bërë seks me tët meshkuj gjatë pushimeve me shoqet e mia dhe jam infektuar me STI.

Mendoj se e kam infektuar edhe të dashurin tim. Ai është 22 vjet, ndërsa unë jam 20 dhe kam qenë në lidhje me të dashurin tim prej 2 vitesh.

Shkova në pushime me vajzat në Kretë muajin e kaluar.

Gjashtë prej nesh kemi qenë bashkë në një apartament.

Ne kemi qenë jashtë në qytet çdo natë dhe kemi njohur djem me të cilët kemi kaluar mjaft mirë.

Ne kemi qenë shumicën e kohës së pushimeve me ta, duke bërë plazh dhe duke qëndruar në ndeja me ta, duke shkuar në klube të ndryshme natën.

Kur një nga djemtë erdhi në natë tek unë, unë po kaloja mjaft kohë të mirë.

Vallëzova tërë natën me të dhe u kthyem bashkë në apartamentin e tij.

Seksi me të ishte i mrekullueshëm.

Ditën tjetër u ndjeva fajtore për këtë, por kaloi shpejt.

Kjo u përsërit gjatë gjithë pushimeve.

Por, kur ne ishim gati të ktheheshim në shtëpi, unë kam bërë seks me tetë djem të ndryshëm.

Fillova të brengosem kur fillova të kem simptomat e para.

Vizitova mjekun i cili më referoi që të shkoja në klinikë.

Ata më konfirmuar se jam e infektuar me STI dhe se duhet t’i tregoj çdo personi që kam pasur kontakt seksual me të, që të trajtohet me kohë.

Kjo ishte e mundur pasi i kam njohur këta djem vetëm me emër.

Unë nuk kam pasur kontakt me asnjërin që kur jam kthyer në shtëpi.

Kam pasur seks me të dashurin tim dhe ekziston rreziku që ai të jetë infektuar gjithashtu.

Nuk e di si t’i tregoj atij.

Më vjen keq për çdo gjë që ka ndodhur.

E dua të dashurin tim shumë.

Jam e sigurt se ai do të bëhet keq dhe nuk do të ma harrojë kurrë.

Nuk dua që ai të më braktisë pasi e kam infektuar me STI.

Përgjigja e psikologes:

Ti ke marrë shanse të tmerrshme për shëndetin seksual dhe mbrojtje fizike duke bërë seks me të gjithë ata të panjohur në pushime.

Pushimet janë gjithmonë të rrezikshme për të marrë infeksione seksuale.

Ti duket se e ka marrë infektimin nga njëri nga djemtë që ke bërë seks, por ka mundësi që e ke marrë edhe nga i dashuri yt, pasi disa infeksione seksuale qëndrojnë në gjumë apo zhvillohen më vonë.

Ti duhet t’i tregosh të dashurit për infeksionin që të mund të merr trajtimin e duhur.

Shpjegoja se nuk ke ditur për infektimin para se të bëje seks me të pasi je kthyer.

Ai mund të reagojë keq por është më mirë që ta dijë.

Mund të shkaktojë dhe ndarje në lidhjen tuaj por ky është rreziku që ke marrë ti.

Ky nuk është sekret që mund ta mbash.

Nëse nuk brengosesh mjaftueshëm që të jesh besnike, mos i trego fare.

Çfarëdo që të vendosësh, është mësim që të jesh besnike dhe të përdorësh mbrojtje ka kuptim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat