Rrëfimi i 24 vjeçares: Vëllai i të dashurit tim sekret është babai i vajzës sime...

Life style

Rrëfimi i 24 vjeçares: Vëllai i të dashurit tim sekret është babai i vajzës sime...

Nga: G.B Më: 27 shtator 2016 Në ora: 23:34
Ilustrim

Një vajzë ka rrëfyer historinë për The Sun, ku tregon se është në lidhje me vëllain e ish të dashurit prej tre vitesh, por që e mban të fshehtë, pasi ish i dashuri është babai i vajzës që këta rrisin, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

E kam mbajtur sekret për tre vite lidhjen me të dashurin tim, pasi vëllai i tij ka qenë ish i dashuri im dhe është babai i fëmijës tim.

Partneri im ka frikë se cili do të jetë reagimi i vëllait të tij, nëse ai do ta dinte për ne, por jam e mërzitur duke jetuar në këtë mënyrë.

Unë fillimisht e kam njohur të dashurin tim dhe vëllain e tij para pesë vitesh.

Tani jam 25 vjet, partneri im është 24 ndërsa ish i dashuri 27.

Unë isha bashkë me atë dhe mbeta shtatzënë por ai më tradhtoi dhe ne u ndamë pas 6 muajsh.

I dashuri im i tanishëm ishte ai që u morr me mua në spital dhe i pari që më vizitoi mua kur lindi vajza ime.

Ne filluam lidhjen por ai tha se duhet ta mbajmë sekret pasi vëllai i tij është ende i obsesionuar pas meje.

Tani vajza ka filluar të flasë dhe ne kemi frikë se do të na zbulojë.

Përgjigja e psikologes:

Jeta do të ju detyrojë për një dorë së shpejti kështu që është më mirë që të merrni përgjegjësinë tani.

Ti dhe i dashuri yt duhet t’i tregoni vëllait të tij se jeni çift dhe të shpresoni se ai do të jetë i lumtur për këtë.

Nëse ai sillet keq, flisni me prindërit e tyre fillimisht.

Tregoni atyre se ajo që ka rëndësi është se mbesa e tyre ka një jetë të lumtur familjare./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat