Ja pse rrezikojnë femrat që kryejnë operacione në të pasme

Life style

Ja pse rrezikojnë femrat që kryejnë operacione në të pasme

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 22:00
ilustrim

Të fiksuara pas formave perfekte dhe të ndikuara nga personazhet publike, shumë femra kanë marrë vendime që u kanë kushtuar edhe jetën. Denny, 35 vjecarja nga Venezuela, po vuan shkaqet e injektimit të botoksit në të pasmet e saja. Ky është vetëm një nga rastet e të rejave të cilat marrin këtë vendim, për t’u ndjerë mirë me veten.

Edhe pse këtë ndërhyrje Denny e ka kryer para 8 vitesh, shqetësimet e saj kishin filluar vitin e fundit. Ajo u zgjua një mëngjes me një dhimbje të tmerrshme në kurriz, e cila nuk e lejonte të ecte ose të përkulej. Pas vizitës, kuptoi se silikoni që kishte injektuar, i kishte lëvizur në shpinë.

Deri në 30 % e femrave mes moshës 18 dhe 50 vjeçare, zgjedhin të kenë këto injeksione, ndërsa meshkujtë marrin injektsione për të rritur muskujt e tyre të gjoksit. Edhe pse shifrat janë ende të paqarta, dhjetra femra vdesin çdo vit nga këto injeksione.

Ndërsa mjekët shpjegojnë se simptomat mund të shfaqen vite pas procedurës, duke shkaktuar reaksione alergjike, ose dhimje në rast se silikoni migron në zona të tjera të trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat