Bëhuni gati për stil të ri: Janë këto prerjet e flokëve më të mira të vjeshtës

Life style

Bëhuni gati për stil të ri: Janë këto prerjet e flokëve më të mira të vjeshtës

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 14:16
Foto

Stilistët e modës kanë bërë një përmbledhje të trendëve të flokëve. Dhe, prerja më e preferuar e momentit, është sërish ‘Bob’.

Ky model mund të aplikohet edhe në flokë më të hollë, por rezultati është gjithnjë më i kënaqshëm në flokë të dendur.

Kohëve të fundit të famshmet të cilat gjithashtu janë diktuese të stileve të reja të modës, janë parë me këtë stil të flokëve.

Bob i çrregullt
“Bob”, prerja e mesme e drejtë, vijon të jetë në modë edhe këtë sezon. Ndryshon vetëm forma: sa më e çrregullt, aq më mirë. Është vjeshtë, ka shi, ndaj falënderoni stilistët e flokëve që nxorën nga moda flokët ‘e hekurosur’.

Nëse keni kaçurrela: Bob me pak shkallëzim
Meqë prerjet e mesme janë shumë në modë dhe shkallëzimi gjallëron kaçurrelat me plot kuptimin, nuk ka trend më të saktë se ky.

Për fytyrat e rrumbullakëta: Bob i gjatë
Nëse keni fytyrë të mbushur, flokët nuk duhet t’i prisni sipër nofullave sepse krijojnë iluzionin e një fytyre më të gjerë. Për t’i qëndruar trendit, provoni bob-in e gjatë pak mbi supet.

Ka një ‘bob’ edhe për flokë më të gjatë, dhe ballukja e gjatë është kaq në modë
Nuk ju pëlqejnë flokët e shkurtër? Prijini drejt tek supet, dhe lini një balluke të gjatë, me stil dhe elegante në të njëjtën kohë.

Për flokë të dendur: Shkallëzim i fortë dhe balluke në një anë
Nëse keni flokë tepër voluminozë, nuk keni zgjidhje tjetër: duhet t’i holloni. Shkallëzimi do t’ju ndihmojë të krijoni format që doni. Mund të provoni edhe balluken në një anë: është trend i sezonit.

Për flokë të gjatë të hollë: Shkallëzoni majat
Duke shkallëzuar majat, krijoni idenë e flokëve më të dendur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat