Çifti i virgjër përfundon në spital pas seksit. Arsyeja do t’u skandalizojë

Life style

Çifti i virgjër përfundon në spital pas seksit. Arsyeja do t’u skandalizojë

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 19:43
ilustrim

Përvojë që nuk do harrohet do jetë për një çift nga Vietnami hera e parë që kryen marrëdhënie seksuale bashkë. Ata përfunduan në spital me probleme të rënda pas seksit. Shkaku, që doli pas konstatimit të mjekut që i asistoi me ndihmë është skandalizues.

Mjeku Nguyen Luong, tha se cifti nuk kishte përdorur prezervativ, por një qese plastike për të zevendësuar mjetin mbrojtës.

Pasojat mund të merren me mend. Ata u trajtuan për dëmtime serioze në organet gjenitale dhe gjakderdhje.

Mjeku, sipas Mirror, tha se djalit i vinte turp të blinte kondom dhe gjeti qesen si alternative, pa menduar për dëmet që do u sillte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat