Doni të dini të nëse partneri ju tradhton? Përgjigja është në duart e tij

Life style

Doni të dini të nëse partneri ju tradhton? Përgjigja është në duart e tij

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 18:30
Ilustrim

Gjatë një marrëdhënieje, shpesh meshkujt dhe femrat i mundon pyetja: “Më tradhton?”. Në përgjithësi tradhtia është një nga veprimet më të patolerueshme. Kontrolli i xhepave, përgjimi i telefonit celular, kërkime për aroma parfumesh janë disa nga sjelljet e zakonshme të personave xhelozë të cilët ndoshta e kanë përgjigjen e dyshimeve të tyre më afër se sa mendojnë. Mjafton të shohin duart.

Në një studim të kryer vitin e kaluar, njerëzit u ndanë në dy grupe, ata që ishin të interesuar për një marrëdhënie të shkurtër dhe ata kërkonin lidhje të qëndrueshme. Në bazë të kësaj ndarjeje u pa dhe forma e duarve, gjë që tregoi se madhësia e gishtit tregues dhe atij të unazës, përshkruajnë karakteristikat e imoralitet dhe tradhtisë.

Pas analizimit të 1,314 rasteve, Robin Dunbar, i Departamentit të Psikologjisë Eksperimentale në Universitetin e Oksfordit, dhe John Manning i Universitetit të Northumbrias, pohojnë se ata që kanë një gisht tregues më të shkurtër se ai i unazës, kanë një nivel më të lartë testosteroni, gjë që lidhet me një prirje të mundshme për tradhti.

Ndërsa, gjatësia e barabartë e këtyre gishtave tregon një prirje më të madhe për të kërkuar marrëdhënie të qëndrueshme, raporton “The Telegraph”, shkruan Dita.

Prandaj, për të kërkuar shenja tradhtie nuk është më e nevojshme të bëni hetime të plota, pasi mjafton vetëm t’i shihni duart me kujdes.

Karakteristikat e përmendura nuk bëjnë dallime gjinore, sepse hulumtuesit arritën të provojnë se gratë dhe burrat kanë sjellje të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat