“Terapia e dritës” rrit dëshirën seksuale te meshkujt.
Kjo është zbuluar nga një studim i prezantuar së fundmi gjatë konferencës së European College of Neuropsychopharmacology në Vjenë.
Rënia e dëshirës seksuale prek në masë meshkujt mbi 40-vjeç. Studiuesit kishin zbuluar më herët se interesi seksual ndryshonte sipas stinëve, por një ekip studiuesish të Universitetit të Siena, analizoi reagimet seksuale dhe fiziologjike të meshkujve ndaj dritës së diellit.
U zbulua se ekspozimi i rregullt në diell gjatë ditës çon në një shtim të nivelit të testosteronit dhe për rrjedhojë edhe një përmirësim në jetën seksuale, shkruan Noa.
Andrea Fagiolini drejtues i studimit thotë se, “Kemi zbuluar ndikim të ndjeshëm tek ata persona që u ekspozuan në mënyrë aktive ndaj dritës së diellit në raport me personat e tjerë. Para trajtimit me rrezet e diellit pjesëmarrësit shprehnin një nivel kënaqësi në shtrat 2 nga 10, ndërsa pas trajtimit niveli i kënaqësisë shkoi në 6.3”.