Bën pará duke djegur pará

Life style

Bën pará duke djegur pará

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 18:56
Ilustrim

Tyler Shields është fotografi i cili bën pará duke djegur pará për të krijuar artin e tij që ai e quan “avangard”.

Për të mbyllur koleksionin e tij fotografik të quajtur “Provocateur”, ai i ka vënë flakën një valixheje të “Louis Vuitton” e cila mban çmimin 15 000 dollarë. Ndërkohë që mijëra femra do të bënin çdo gjë për të shtënë në dorë një aksesor kaq të shtrenjtë dhe të rrallë, Shields i vë flakën dhe e fotografon me qetësinë më të madhe.

Në të kaluarën fotografi ka shkatërruar plot aksesorë me një vlerë të tillë si një çantë “Birkin” dhe një “Rolls-Royce” të vjetër, vetëm në emër të artit të tij.

Më parë ai preferonte të fotografonte personazhe të famshëm si Emma Roberts, Colton Haynes, Marilyn Manson dhe Lydia Hearst, ndërsa tani ai ka ndryshuar këndvështrim, duke u vënë flakën sendeve të shtrenjta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat