Alarmohet qeveria: Ka shumë beqarë/e dhe të virgjër/a

Life style

Alarmohet qeveria: Ka shumë beqarë/e dhe të virgjër/a

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 12:23
Ilustrim

Sfidat demografike të Japonisë janë të njohura: Është shtëpia e popullsisë më të vjetër në botë dhe ka një përqindje të lindjeve në rënie, si dhe një numër marramendës të beqarëve dhe beqareve.

Dhe, siç duket, përkundër përpjekjeve të Qeverisë për të stimuluar martesën dhe rritjen e fëmijëve, gjerat nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur, transmeton “Express”.

Sipas “Japan Times”, një studim i ri me japonezë të moshës 18 deri 34 vjeç, tregonte se 70% të burrave të pamartuar dhe 60% e grave të pamartuara nuk janë në lidhje dashurie.

Po edhe më keq: Rreth 42% e burrave dhe 44.2% e grave e kanë pranuar se ende janë të virgjëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat