I rezervova një striptiste shokut për ditëlindje, por çfarë më bëri gruaja më shokoi

Life style

I rezervova një striptiste shokut për ditëlindje, por çfarë më bëri gruaja më shokoi

Nga: G.B Më: 17 shtator 2016 Në ora: 17:09
Ilustrim

Një burrë ka rrëfyer historinë e tij për ‘The Sun’, duke thënë se ai i kishte rezervuar një striptize për një natë për ditëlindjen e shokut dhe tani gruaja e tij nuk do që ta lë t’i flasë më atij shoku, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e tij:

Rezervova një striptize për ditëlindjen e 30-të të shokut, por gruaja ime tani më thotë se nuk do që unë të flas më me atë.

Ai ishte miku ynë më i mirë dhe ajo tani e urren atë dhe unë jam i shqyer.

Unë jam 30 vjet ndërsa gruaja ime është 31.

Ne jemi martuar vetëm gjashtë muaj më parë dhe shoku im ka punuar shumë që ta bëjë atë ditë madhështore.

Gjithçka ka qenë mirë deri tani dhe ne kemi pasur momente të mrekullueshme bashkë.

Unë desha të bëja diçka ndryshe që ditëlindja e tij e 30 të mbahej mend.

Ai gjithmonë është i qeshur dhe e dija se do t’i pëlqente ideja për striptizere.

Ne shkuam në disa klube e më pas në një klub striptistësh.

Ai bëri një vallëzim privat dhe qeshëm shumë. Vajza ishte shumë seksi dhe unë bëra gabim që i fotografova me telefonin tim.

Unë kisha pirë shumë dhe në vend se të shkoja në shtëpi siç kisha premtuar, ne përfunduam në shtëpinë e shokut, duke pirë deri në orët e hershme të mëngjesit.

U ktheva në 6 të mëngjesit, ku gjeta gruan shumë të mërzitur.

Ajo e dine se kam bërë diçka. U informua për striptizeren nga e dashura e shokut, e cila ishte tërbuar gjithashtu.

Gruaja ime shkoi më tej. Ajo i gjeti fotot në telefonin tim.

Ajo më bëri që t’i shkruaj atij dhe t’i them se duhet të qëndroj larg nga ai në të ardhmen.

Tani ai është i mërzitur se unë e kam vënë atë para miqësisë sonë, por ajo është gruaja ime.

Nëse unë e thërras, ai nuk e hap.

Unë dhe gruaja ime jemi në gjendje më të mirë tani, por ajo ende mendon se ai ka ndikim të keq tek unë.

Ajo nuk do që as t’i përmendet emri atij.

Madje edhe prindërit e mi mendojnë se ajo po më rri mbi krye, pasi nuk më le që ta takoj mikun tim.

Përgjigja e psikologes:

Çka po e mërzit në të vërtetë gruan tënde tani>

A është ajo e brengosur se ti ke qenë shumë i afërt me ndonjë tjetër grua në atë klub? A ndjehet ajo e kërcënuar?

Tregoj asaj se e do dhe e dëshiron vetëm atë, por se nuk do t’i shkëpusësh kontaktet me shokun tënd për një gjë që ka ndodhur me fajin tënd.

Pranoje se ti e ke bërë gjithë këtë gabim.

Mbi të gjitha, e dashura e shokut tënd është gjithashtu e mërzitur, kështu që ti nuk e ke ndihmuar aspak lidhjen e tyre.

Por, bëhu i sinqertë dhe ai është shoku yt.

Të jetë gruaja jote nuk nënkupton se ajo duhet të të shtrëngojë ty.

Shumica e martesave të reja duhet të bëjnë negociata për kufijtë.

Është e drejtë e mjaftueshme që të mos lë të përfshihesh me striptiste, por jo të hedh poshtë ligjin se cili mund apo nuk mund të jetë shoku juaj, sidomos pas kaq shumë vitesh./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat