Hulumtimi: Martesa mund të ju ndihmojë të qëndroni në formë

Life style

Hulumtimi: Martesa mund të ju ndihmojë të qëndroni në formë

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 23:13
Ilustrim

Studiuesit thonë se njerëzit beqar kanë dy herë më shumë gjasa të jenë mbipeshë.

Një hulumtim me njerëzit që kanë diabetin e tipit dy, ka zbuluar se njerëzit beqar kanë dy herë më shumë gjasa të jenë mbipeshë, se sa ata që janë të martuar.

Studiuesit nga Universiteti i qytetit të Oklahomas, gjithashtu kanë gjetur se meshkujt e martuar kanë më pak gjasa të vuajnë nga sindroma metabolike, e cila është një kombimin mes diabetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe mbipeshës, të cilat dëmtojnë venat e gjakut, edhe pse e njëjta nuk ishte edhe për femrat, transmeton KosovaPress.

Ekspertët mendojnë që njerëzit që janë në marrëdhënie dashurie kanë më shumë gjasa të hanë shëndetshëm të pinë ilaçet e tyre dhe të shkojnë tek mjeku nëse sëmuren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat