‘Pozicioni i qenit’, ’69’shi’ dhe tri pozita tjera seksi që femrat i urrejnë fshehtazi…

Life style

‘Pozicioni i qenit’, ’69’shi’ dhe tri pozita tjera seksi që femrat i urrejnë fshehtazi…

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 17:50
Ilustrim

Meshkuj, merrni shënime sepse duket që herën tjetër që do të bëni seks do të duhet t’i rimendoni taktikat.

Sipas një anketimi me mbi 1,200 lexuese të Women’s Health, ka pesë pozita seksi të cilat gratë do të dëshironin t’i harronit.

Duket se femrat e preferojnë pozitën e misionarit ndërsa ajo e qenushit është renditur e fundit në listën e të preferuarave.

Këto janë top pesë pozitat më të këqija për gratë:

‘Pozicioni i qenit’

Mund të jetë votuar si pozita më e preferuar e seksit në Britani, por në të vërtetë nuk ju pëlqen zonjave. Femrat e anketuara kanë rrëfyer se nuk ndjehen aq intime gjatë kësaj pozite dhe e kanë më të vështirë të eksitohen.

‘Pozicioni i kaubojit apo kalërimit’

As “gruaja përmbi” nuk është aq e mirë për zonjat. Siç duket, kjo ia prishë asaj eksitimin pasi që ndjehet e turpshme.

Këndi i kësaj pozite bën që barkun dhe gjokset t’ia shfaqë një dashnori – gjë që e bën atë të ndjehet e ekspozuar.

‘Pozicioni i kaubojit nga pas’

Kjo mund t’ua ngritë juve dëshirën seksuale, por mundësitë që ajo të përjetojë orgazëm janë më të vogla.

Veç kësaj, kjo pozitë është e rrezikshme edhe për meshkujt sepse mund ta dëmtoni penisin…

‘Pozicioni e misionarit’

Lajme të këqija për meshkujt me penis të vogël – mundësitë për ta prekur “pikën e duhur” janë më të vogla në këtë pozitë.

Kjo pozitë nuk bën mrekulli në maksimizimin e madhësisë së penisit, por një ndryshim klasik në këtë pozitë e bën një dallim shumë të madh.

Përpiquni ta provoni pozitën seksuale CAT (Coital Alignment Technique)– për ta ngritur nivelin e kënaqësisë.

Kjo pozitë është thuajse krejtësisht e njëjtë me atë të misionarit, por këtu mashkulli pozicionohet pak më larg, gjë që mundëson më shumë stimulim.

’69-shi…’

E njohur për të gjithë, por e gabuar për zonjat. Shumica e zonjave preferojnë të mos ju kryejnë seks oral gjatë kohës që ju performon atyre – kjo do të thotë se ato nuk mund të përqendrohen aq shumë në kënaqësinë e tyre.

Sipas anketimit, kjo manovër ka mungesë intimiteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat