Gjërat që kurrë nuk duhet t’i bëni në një lidhje

Life style

Gjërat që kurrë nuk duhet t’i bëni në një lidhje

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 23:54
Ilustrim

Disa gjëra  duhen shmangur, nëse dëshironi që lidhja juaj të mos ketë probleme.
Ekspertët sugjerojnë listën e gjërave që nuk duhet të bëni për të mos keni probleme në lidhje:
 
1. Mos shpenzoni gjithë kohën me partnerin
Të gjithë duhet të tregoni shumë kujdes, për këtë gjë, sepse në shumicën e kohës I ngjiteni nga pas partnerit. Shumicën e kohës kalojeni së bashku, por duhet të keni edhe ju hapësirën tuaj të lirë për të bërë gjëra të ndryshme.
 
2. Mos pretendoni për një lidhje përfekte
Ky është  një mendim i gabuar, pasi nuk mund të keni asnjëherë një lidhje perfekte, ajo nuk ekziston. Ekspertja,  Larry Shushansky sugjeron se pretendimet e tepërta do ju zhgënjejnë në fund.
 
3. Mos e krahasoni partnerin tuaj me dikë tjetër
Krahasimi ndikon negativisht në një lidhje, vetëm do pakësojë vlerësimin që keni për të. Mos gaboni!
 
4. Mos urreni veten tuaj
Ndoshta diçka nuk e keni realizuar, si do dëshironit dhe për këtë fajësoni vetën tuaj. Kjo gjë do ndikojë në lidhjen tuaj, për keq.
 
5. Mos pranoni çdo gjë që thotë partneri
Fakti që nuk doni të debatoni, nuk do të thotë që nuk duhet të shprehni mendimin tuaj. Nëse pranoni çdo gjë, nuk do krijoni respekt te partneri.
 
6. Mos prisni partnerin t’ju kërkojë falje i pari
Krenaria ndonjëherë të prish punë në një lidhje. Mos prisni vetëm partnerin t’ju kërkojë falje i pari, por mundohuni edhe  ju të kërkoni të parët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat