Horoskopi, 31 gusht 2016

Life style

Horoskopi, 31 gusht 2016

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 07:24
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Dita e sotme nuk do jetë shumë pozitive për ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët nuk do bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë. Financat do t’i mbani nën kontroll.

Demi 21/4 - 21/5

Sot nuk do kuptoheni siç duhet me partnerin/en tuaj. Ata që janë vetëm do kenë ndihmën e
Mërkurit sot do mund të nisin edhe një lidhje.

Binjakët 22/5 - 21/6

Do kaloni një ditë romantike me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, por nuk do ndërmarrin hapa të mëtejshëm. Financat paraqiten delikate.

Gaforrja  22/6 - 22/7

Kohët e fundit jeni përqendruar më shumë tek aspekti profesional, duke lënë pas dore personin e zemrës. Beqarët duhet të jenë të hapur ndaj ftesave për takime. Kujdes me shpenzimet.

Luani 23/7 - 21/8

Sot komunikimi duhet të jetë i mirë, për të biseduar me partnerin/en çështjet që doni. Beqarët do refuzojnë ftesat për takime. Në planin financiar nuk do ka probleme.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Ditë jo shumë e mirë për të dashuruarit kjo e sotmja. Beqarët do kenë një ditë të bukur dhe me fat të cilët do kenë disa ndryshime rrënjësore. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Peshorja 24/9 - 23/10

Ditë e qetë për të dashuruarit. Beqarët nuk do ndjehet të vendosur për të hedhur hapa drejt një lidhjeje dhe për këtë arsye do refuzojnë të gjitha ftesat. Financat do t’i keni gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Akrepi 24/10 - 22/11

Nëse nuk zbatoni disa rregulla që keni vënë në raport me partnerin/en tuaj, do keni probleme. Beqarët do kenë tërheqje për një person, por nuk do dinë si ta bëjnë për vete.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Do jeni të qartë në bisedat që do i bëni partnerit/es. Ka ardhur koha që të kërkoni më shumë nga marrëdhënia juaj. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk kenë asnjë takim. Financat tuaja do jenë te kënaqshme.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Sot do jetë një ditë shumë e qetë dhe e bukur për ata që janë në një marrëdhënie dashurie. Beqarët do kenë ftesa të shumta, por nuk do preferojnë të bëjnë ndryshime. Financiat parashikohen probleme.

Ujori 21/1 - 19/2

Ju të dashuruarit duket se sot do hidhni pas krahëve çdo problem që keni hasur gjatë këtyre ditëve. Beqarët duhet të presin dhe pak kohë për të bërë hapa përpara dhe të mos nxitohen. Financat do përmirësohen.

Peshqit 20/2 - 20/3

Sot do kuptoni mirë gjithçka që do t’ju thotë partneri/ja, qofshin ato dhe kritika. Beqarët duhet të tregohen të hapur në takime. Në planin financiar situata do jetë e ekuilibruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat