Horoskopi 30 Gusht 2016

Life style

Horoskopi 30 Gusht 2016

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 09:26
Ilustrim

Dashi

Kjo e martë duhet t’i dedikohet dashurisë. Me ndikimin e Hënës në shenjën tuaj do të keni lehtësira që çdo gjë të shkoj “vaj” në jetën sentimentale. Nëse jeni çift do të përjetoni një ditë plot me emocione. Nëse jeni single sot do të keni mundësinë të takoni dikë që do të lërë përshtypje pozitive brenda teje.

Demi

Edhe pse Hëna ndikon në shenjën tuaj nuk do t’ju jap humorin e duhur gjatë ditës së sotme. Duhet të keni parasysh diçka: Në jetë nuk është gjithçka paraja dhe puna. Duhet të keni më shumë dëshirë që t’i përshtateni situatave të ndryshme dhe të dilni me miqtë apo të krijoni ditë të mbushura më me shumë emocion. Dedikojuni më shumë partnerit tuaj.

Binjakët

Hëna dhe Venusi do të ndikojnë në shenjën tuaj sot për ta bërë këtë ditë më speciale. Ndikimi i tyre do të bëj që të ndiheni në formë të mirë, të disponueshëm dhe shumë romantik. Në punë do të jenë krijues dhe organizativ. Në mbrëmje do të kërceni, pasi do të merrni pjesë në një koncert.

Gaforrja

Mundohuni të zgjidhni një situatë të së shkuarës. Tregohuni sa më i qetë dhe gjithçka në punën tuaj do të marrë optimizmin e duhur. Përkushtojuni më shumë jetës tuaj sentimentale, pasi jo çdo gjë shkon siç duhet. Merrni frenat në dorë.

Luani

Kalimi i Hënës në shenjën tuaj do t’ju bëjë të kaloni një ditë të mbushur me mendime. Megjithatë kudo që të jeni apo me këdo që të jeni, qejfi dhe argëtimi janë të siguruara. Do të krijoni kontakte të reja. Humori juaj i mirë do ta bëjë akoma dhe më të lumtur partnerin tuaj.

Virgjëresha

Do duhet të tregoheni më të sinqertë, pasi për diçka shumë të vpgël mund të rrezikoni gjithçka. Disa projekte të reja do t’i shihni me sy objektiv. Mundohuni të jeni gjithnjë i përqendruar në atë që bëni.

Peshorja

Dita e sotme do t’ju rezervojë takime me miqtë tuaj më të mirë. Mund të ndodhë që të realizoni një udhëtim të papritur. Do të jeni më tërheqës se zakonisht me pamjen tuaj, duke bërë që të merrni tërësisht vemendjen e një personi për të cilin jeni interesuar prej kohësh.

Akrepi

Dita e sotme do të jetë shumë e ngarkuar për ju sa nuk do dini nga t’ja filloni. Megjithatë me qetësi si fillim do duhet t’i përkushtoheni disa detyrave në punë dhe në mbasdite ju “thërret” shtëpia. Do ju duhet të bëni disa rregullime në shtëpi, të cilat i keni lënë pas dore. Kushtojini kohë dhe partnerit tuaj.

Shigjetari

Falë ndikimit të yjeve qielli juaj do të jetë i mbushur me mrekulli sot. Do të karakterizoheni nga energjia, erosi, si dhe do të jeni të hapur për njohje të reja të mbushura me passion dhe fantazi. Nëse jeni single sot do t’ju krijohet mundësia për një njohje të re, të cilën duhet ta vlerësoni.

Bricjapi

Do të  keni një ditë të martë të mbushur plot me sadisfaksione, sidomos në dashuri. Nga ana financiare gjithçka shkon mirë saqë do të merrni inisiativën për të kontribuar në një projekt të ri.

Ujori

Të nisësh ditën me pesimizmin e Hënës në shenjën tuaj është një “marrëveshje” e vështirë, e cila do të vinte në provë edhe një superhero. Disa dyshime do t’ju bëjnë të stepeni. Në jetën sentimentale tregohuni të mirë, duke respektuar çdo dëshirë të partnerit tuaj.

Peshqit

Një rezultat i shkëlqyer profesional është pranë jush. Do të merrni  komplimenta pa fund në punë. Pas gjithë këtyre kënaqësive dita e sotme do të ishte ideale për t’ju përkushtuar vetes tuaj apo të ndiqni ndonjë hobby që iu ka pëlqyer gjithnjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat